DETAJE/ Vrasja në Ksamil, ja si ju zu prita dhe si u...

DETAJE/ Vrasja në Ksamil, ja si ju zu prita dhe si u ekzekutua babai i shumë të kërkuarit

74
0
Shares

Detaje të reja dalin, kur kanë kaluar pak orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Ksamilin mbrëmjen e sotme, pasi persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri automatiku Agron Xhezairin, babain e Albi Xhezairit, 20-vjeçari i shumëkërkuar për vrasjen e Artur Bardhit, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçanikut, krim i ndodhur më 24 shtator në Shëndëlli.
Pasi i shpëtoi një atentati me bombë të telekomanduar në makinë, 2 muaj më parë, duket se ditën e sotme autorët janë siguruar të kryejnë mirë punën e nisur.
Burime të BalkanWeb sjellin detaje të tjera për këtë krim të rëndë që shtojnë më shumë dyshimet, se vrasja është kryer për hakmarrje.
Mësohet se personi, apo personat që i kanë bërë atentat Agron Xhezairit, kanë zënë pritë para banesës së tij dhe e kanë pritur derisa ky i fundit të kthehet në banesë. Ata janë fshehur te një ndërtesë e pabanuar dhe e kanë qëlluar 53-vjeçarin me automatik, kur e kanë parë të mbërrinte, sapo ka nisur të ngjisë shkallët e jashtme. Kur kanë parë që ky i fundit ka tentuar të hyjë në banesë, kanë shtënë sërish duke e lënë të vdekur.
Të njëjtat burime saktësojnë se krimi është kryer në sy të kunatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY