Si marrëdhënia me mamanë mund t’ju bëjë ta humbisni virgjërinë vonë

Si marrëdhënia me mamanë mund t’ju bëjë ta humbisni virgjërinë vonë

42
0
Shares

Sipas një studimi , gratë dhe vajzat që janë shumë të lidhura me mamatë e tyre janë më të prirura ta humbasin virgjërinë vonë. Pse? Shpjegimi është i thjeshtë, sepse një marrëdhënie e shëndetshme vajze-mama ju jep juve një focë më të madhe për të filluar dicka të re por edhe me kujdes.
Një prind që edukon fëmijën e tij për seksin në një mënyrë të hapur dhe të ndershme është provuar që bëjnë që të kenë fëmijë me jetë seksuale më të sigurtë dhe të shëndetshme. Sipas studimit , prindi duhet ti flasë fëmijës vazhdimisht në cdo etapë të jetës për seksin, por normalisht sipas moshës dhe rrethanave. Ky komunikim bën që fëmija të mendojë mirë edhe rreziqet e mundshme kur bën një veprim të pamenduar në lidhje me seksin.
Kur fëmija fillon të egërsohet si pasojë e adoleshencën , prindi gjithmonë e gjen një hapësirë që të ulet në nivelin e tij dhe ti shpjegojë që edhe pse ky fëmijë mund të lyejë flokët ngjyrë rozë apo të fillojë të tymosë, ai prapë nuk duhet të humbasë kontaktin shpirtëror me familjen. Kufinjtë e brezave mund të thyhen me një kominikim të mirë.
Aleksandra që është 32 vjecare e ka humbur virgjërinë në moshën 23 vjecare. Lidhja që unë kisha me mamanë time që ishte shumë e e afrët më bëri që ta humbja virgjërinë vonë. Nuk doja të bëja sikur po rritesha shumë aq sa ta humbja virgjërinë që pa e ditur mirë cfarë ishte si koncept rrëfen ajo. Por marrëdhënia me mamatë nuk është gjithmonë pozitive.
Ema që ëshët 32 vjecare thotë për “The Telegraph”” që mamaja e saj ia prezantoi seksin në mënyrë shumë bombastike , në kuptimin që ja tha të gjitha gjërat që ndodhin në cift, aventurat shpeshherë të rrezikshme dhe ajo u frikësua , prandaj ajo priti deri vonë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY