Gruaja e vitit 2016

Gruaja e vitit 2016

43
0
Shares

Ylli i popit Madona është shpallur “Gruaja e vitit” nga revista “Billboard”, një vlerësim i shumëmerituar për këngëtaren energjike që sfidon moshën e nuk tërhiqet nga skena.
Muzikantja veterane e konsideron këtë lëvizje si pikën kulmore të vitit për të, si në planin profesional, ashtu dhe në atë personal.
“Arritja më e madhe, ashtu siç e shoh unë, ishte përfundimi i turneut, fakti që i bëra çdo natë spektaklet e mira dhe ndërkohë duhet të përballesha me sfidën e të qënit një nënë, që vazhdon të mbetet një sprove për mua. Të jesh nënë e mirë e në të njëjtën kohë të jesh artiste nuk është lehtë, por ja që duhet t’i bësh të gjitha”, deklaroi këngëtarja.
 58-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve tregoi me krenari xhaketën ku ishte stampuar fjala greke  “Euterpe”, që do të thotë sipas saj, “perëndeshë e muzikës që sjell gëzim”.
Ylli i muzikës, Shania Twain u cilësua një “Ikonë” nga revista e njohur muzikore, ndërim ky të cilin e pranoi me përulësi.
“Gratë në këtë dhomë janë të mrekullueshme. Pothuajse nuk e besoj dot që jam sot këtu me të gjitha ato bashkë. Kjo frymë e mbështetjes femërore, ky komunitet i madhështisë së gruas,  të vesh me fuqi”, u shpreh ajo.
“Artiste e vitit” është shpallur një këngëtare e re në botën e country-t, Maren Morris, e cila ka fituar katër nominime Grammy. Në mesin e emrave të tjerë të vlerësuar lart nga “Billboard Magazine” është Halsey, ylli i në rritje  Alessia Cara dhe Kesha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY