Rivalët kolumbianë të Çapekoenses: Jepini brazilianëve titullin kampion

Rivalët kolumbianë të Çapekoenses: Jepini brazilianëve titullin kampion

40
0
Shares

Udhëtimi drejt Kolumbisë për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës së Jugut ndaj Atletiko Nacional rezultoi fatal për skuadrën braziliane Çapekoense. Aksidenti i avionit që po transportonte delegacionin e tyre bashkë me futbollistët i mori jetën 76 personave, ndërkohë që vetëm 5 prej udhëtarëve mbijetuan. Dy prej tyre janë futbollistë, mbrojtësi Alan Rushel dhe portieri Xhakson Follman.
Të shokuar nga ngjarja, gjithë bota e futbollit ka reaguar duke shprehur trishtimin e thellë dhe ngushëllimet për ngjarjen. Klubi kolumbian Atletiko Nacional që do të përballej me Çapekoensen në finale përveç reagimit për ngjarjen ka ndërmarrë dhe një hap tjetër.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ata i kanë kërkuar Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut, organizatores së kompeticionit të Kupës së Amerikës së Jugut, që të akordojë titullin kampion për klubin brazilian të goditur nga tragjedia e aksidentit ajror. Edhe pse triumfi në këtë kompeticion është gjëja e fundit që mund t’u shkojë ndërmend brazilianëve në këto momente, gjithsesi është një akt për t’u vlerësuar.
Vetë CONMEBOL (i barazvlefshëm me UEFA-n në Amerikën e Jugut), nuk ka bërë ende një reagim zyrtar në lidhje me fatin e kompeticionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY