Kokëdhima tregon historinë e vërtetë të Persefonit, si u falsifikua fotografia e...

Kokëdhima tregon historinë e vërtetë të Persefonit, si u falsifikua fotografia e heroinës

195
0
Shares

Në ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, ish-deputeti Koço Kokëdhima, tregoi historinë e vërtetë të dëshmores së atdheut, Persefoni Kokëdhima, e cila u var nga gjermanët, pasi u spinua prej ballistëve, sipas tij. Kokëdhima zbuloi edhe një detaj, që është fshehur nga historiografia komuniste: ajo që heroina nuk është fotografuar anjëherë dhe fotoja që e ka shoqëruar emrin e saj, në fakt është e të motrës, Koste, e cila jeton ende sot.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kokëdhima dha edhe detaje të reja për plagosjen dhe kapjen e heroinës së plagosur, 72 vite më parë si dhe hedhjen në erë të bustit të saj në qendër të fshatit Qeparo më 1992.

“Në librin Yje të Pashuar dhe në çdo botim tjetër përdoret si foto e Persefonit, fotoja që kam postuar sot. Kjo foto në të vërtetë nuk është e saj, sepse ajo nuk ishte fotografuar asnjëherë. Kjo foto është e Athinasë, motrës së Persefonit.

Persefoni ka lindur në Mars 1928. Kur u var nga gjermanët ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo ishte partizane në Brigadën e 6 Sulmuese. Ne operacionin e Qershorit 1944 brigada në fjalë mori pjesë në Kundërmësymjen e Përgjithshme të UNÇ. Kompania e Persefonit, në Qafën e Gjashtës, në Sarandë i zuri pritë një auotokolone gjermane. Këtu Persua u plagos në shpatullën e djathtë. Përveç kësaj kishte marrë dhe një ftohje të rëndë, kështu që shokët partizanë e lanë tek Stani i të atit, Petro Kokëdhima, në Rrogac, mbi Liziko, në fshatin tonë Qeparo”, tregon Kokëdhima rreth plagosjes së saj.

Në vijim Koco thotë se ajo u spiunua nga ballistët. “Mbas dy ditëve aty kaloi nje grua nga një familje ballistësh dhe e spiunoi tek kryeballisti i Qeparoit Dhimo Todhri, i cili të nesërmen, bashkë me kryeballistin nga Kuçi, Idriz Jazon, kur nuk kishte njeri në stan, e arrestuan, e lidhën me litar dhe e çuan në qafë të Qeparoit. Gratë e fshatit ju lutën Dhimë Todhrit për ta liruar, por ai i vendosur e dorëzoi të nesërmen tek Gjermanët, në Borsh. Pastaj historia është si në filmin Ngadhnjim mbi Vdekjen. Persua u var disa ditë përpara Bules, për ta frikësuar këtë të fundit, për të treguar çfarë ajo dinte për luftëtarët e lirisë. Idriz Jazo, kur ju bë gjyqi partizan në Gjirokastër, tregoi mbi torturat çnjerëzore që ju bënë Persefonit dhe Bules”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY