Fevziu zbulon pse mban 2 ora dhe për kë do të shkruajë...

Fevziu zbulon pse mban 2 ora dhe për kë do të shkruajë 3 libra

73
0
Shares

Në emisionin e së shtunës në ekranin e Televizionit Klan, “Xing me Ermalin”, ishte i ftuar gazetari Blendi Fevzi, drejtuesi i Emisionit “Opinion” i cili gjatë bisedës zbuloi planet e tij të reja letrare dhe publicistike ndërkohë që foli edhe për faktin se mban dy ora.

Pse mban dy ora?

Këtë pyetje ma bëjnë shpesh në facebook dhe iu kam premtuar që do përgjigjem gjatë emisionit. Njëra është dashuria e vjetër, tjetra është dashuria e re. Njëra është orë mekanike, pasi unë kam një pasion madh për mekanizmat e orave. Është një pasion i vjetër mbi 20 e ca vite, ka qenë një kohë që kam pasur më shumë liri dhe shkoja te sahatçinjë e orëve, i hapja orat për të parë mekanizmin brenda. Kjo është dashura vjetër.3

Kurse kjo tjetra është një pajisje e cila mat statusin shëndetësor dhe sportiv, e cila me kalkulon çdo ditë, sa hapa kam bërë, sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuara, si janë rrahjet e zemrës, dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive.

A është e vërtetë që ka ca ora që tregojnë dhe gjendjen shpirtërore?

Orën e gjendjes shpirtërore më mirë mos e mbaj se ta merr gruaja dhe hajde jep përgjigje.

Ndërsa po fliste për publikim e tij të fundit Pushteti, fevziu njoftoi edhe projektet e tij nëtë ardhmen.

Cili është personazhi tjetër që do godasësh vitin tjetër?

Unë nuk targetoj një libër dhe filloj shkruaj, kam disa projekte paralele. Një libër që ndoshta nuk do mbarojë shpejt është një libër me 15 portrete, të personazheve me interesant shqiptarë që unë kam njohur këto 25 vjet si gazetar. Ka personazhe fantastik midis tyre, një pjesë nuk jetojnë më, një pjesë janë akoma gjallë. Ky është libër që do ngjallë shumë diskutime.

Një projekt tjetër është të botoj ditar politik të 25 viteve të fundit ditë për ditë gati, por do mbeten datat kryesore, çfarë kam pasur unë raport me politikën, është brilant po ta shikosh, sesi ka lëvizur Shqipëria. Pastaj kam tre projekte shumë të rëndësishme. I pari është një libër që unë doja ta lancoja që këtë vit, por për arsye se po dalin materiale të reja unë nuk doja ta ezauroja. I pari është një biografi e Ismail Kadaresë dhe raporti i tij me diktaturën.

Do e botosh së shpejti?

Nuk e di kë do botoj të parin, por së shpejt.

I dyti është një projekt që po e them tani për herë të parë është shumë intrigues. Lidhur me atë që ka ndodhur në vitet ‘97 dhe ‘99 në Kosovë me UCK përfshirjen e NATO-s. Është një grup djemsh, një lëvizje ilegale që vendos të sfidojë ushtrinë jugosllave, dhe arrin që ushtria më rëndësishme e globit, NATO, që s’kishte bërë asnjë luftë ishte krijuar për të luftuar me Bashkimin Sovjetik, shkon dhe bën të vetmen luftë të saj në Kosovë. Gjithë ajo situatë, takimet, shërbimet sekrete, CIA, shërbimet sekretë britanike. Kam informacione shumë të klasifikuara për këtë gjë. Përmes një portreti të Hashim Thaçit që do nisi diku në këtë kohë dhe do mbyllet në kohën që ai hyn në Prishtinë në vitet ‘99.

I treti është një libër për Sali Berishën, që është një personazh shumë interesant, pasi ka dominuar 25 vitet e pluralizmit, me prezencën dhe mos prezencën dhe kur ka qenë lider i Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY