STUDIMI/ Shqipëri, 73 % e popullsisë e varfër

STUDIMI/ Shqipëri, 73 % e popullsisë e varfër

97
0
Shares

0.7% e të rriturve shqiptarë kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë, që arrin deri në 1 milionë dollarë, sipas raportit të fundit mbi pasurinë globale të Credit Swisse. Sipas raportit janë rreth 2.3 milionë të rritur në Shqipëri, çka nënkupton që në vlerë absolute janë rreth 16 mijë individë, pasuria e të cilëve arrin deri në 1 milion dollarë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, 73.3% e tyre, janë relativisht të varfër dhe kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. 26% e tyre kanë një pasuri që luhatet nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria rezulton se ka përqindjen më të ulët të milionerëve së bashku me Serbinë, që e ka këtë peshë 0.5%. Në Maqedoni, përqindja e milionerëve është 0.8%, në Bosnjë 1%, në Bullgari 1.5%, në Kroaci 2.6%, në Mal të Zi arrin në 2%
Në raportin për pasurinë globale për vitin 2016, të publikuar dje nga Credit Swisse, totali i pasurisë së shqiptarëve është 21 miliardë dollarë. Pasuria për çdo shqiptar ne moshe të rritur është rreth 9200 dollarë. Pasuria e të rriturve shqiptarë është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej rreth 52.8 mijë dollarë dhe ndër më të ulëtat në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë.
Të dhënat tregojnë se viti kur të rriturit shqiptarë janë vlerësuar se kanë pasur pasurinë më të lartë është fundi i 2007-s, me 14,865 dollarë. Më pas, fillimi i krizës globale duket se ka varfëruar dhe shqiptarët, që panë një rënie të pasurisë së tyre, për të arritur në 9200 dollarë në fund të 2010. Tejkalimi i krizës bëri që pasuria të përmirësohej, duke u ngjitur në 10,195 dollarë në fund të vitit 2013. Më pas kemi sërish rënie, për të zbritur në 8,713 dollarë në 2015-n, niveli më i ulët ky që nga viti 2003. Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, sipas raportit, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY