SKANDAL/ Erion Veliaj rrit në fshehtësi 2.5 herë taksën e pronës

SKANDAL/ Erion Veliaj rrit në fshehtësi 2.5 herë taksën e pronës

35
0
Shares

Jo më larg se muaji shkurt i këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, në një takim me ministrinë e Financave, këmbëngulte që disa nga taksat ti kalonin për vjelje dhe administrim, pushtetit vendor. Një nga këto taksa, që Veliaj kërkonte me këmbëngulje, ishte edhe taksa e pronës.
“Duke filluar nga muaji tjetër, taksën e pronës, aq sa është 100 lekë në muaj, do ta fusim te fatura e ujit”, deklaronte Veliaj, vetëm disa muaj më parë.
Pas këmbënguljes së tij dhe pas kapërcimit të burokracive të “transferimit”, që prej muajit maj dhe deri në shtator, bashkia e Tiranës ka vjelë për çdo abonentë të Ujësjellësit, 100 lekë në muaj, si taksë vendore.
Por, që prej muajit tetor, kjo taksë është rritur 2.5 herë dhe ka shkuar në 250 lekë, në muaj për çdo abonentë të Ujësjellësit.
Ndërsa kjo rritje, përpos premtimit për mosndryshim, është bërë pa dijeninë e banorëve të bashkisë së Tiranës, qytetarët janë ndeshur me këtë “indeksim”, vetëm kur ju kanë mbërritur në banesa faturat e muajit tetor, e Ujësjellësit, e cila rezulton rreth 50 për qind më e shtrenjtë se muaj pararendës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY