Rinas, ekstradohet vrasësi dhe grabitësi i dy bashkëshortëve në Fier

Rinas, ekstradohet vrasësi dhe grabitësi i dy bashkëshortëve në Fier

55
0
Shares

Foto Ilustruese

Nga Specialistët e  Interpol Tirana  është kryer sot ekstradimi  nga Greqia drejt  Shqipërisë, i 40-vjeçarit
Feta Kaja, lindur në Fier.
Ndaj këtij personi Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27. 02. 2002, ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.
Ky shtetas me datë 07. 08. 1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy personat e tjerë Viktor Pelivanin dhe Jurgen Bacjan, kanë vrarë me armë zjarri bashkëshortët Bajram Driza dhe Natasha Driza dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash.
Bajram Driza dhe Natasha Driza sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.
I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY