ZONAT PROBLEMATIKE/ OSHEE “bën bilancin”: 12 fidera me defekt, gjysma e vendit...

ZONAT PROBLEMATIKE/ OSHEE “bën bilancin”: 12 fidera me defekt, gjysma e vendit pa drita

50
0
Shares

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin prej tre ditësh, vazhdojnë që disa zona të vuajnë mungesën e energjisë.
OSHEE njofton se në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë defekt.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12.

Tiranë
Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhe vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës.
Sipas të dhënave të OSHEE, aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Shkallë dhe Rruga “Siri Kodra”. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm.

Durrës
Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellësave në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.

Elbasan
Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.

Berat
Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrze si dhe pjesërisht Potom e Tomorricëe, Pulari e Mobileri Kushi Cener Shpk.

Korçë
Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.

Gjirokastër
Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, Buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.

Shkodër
Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shëngjin.
Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më shpejt të defekteve. Në disa rajone fiderat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

Burrel
Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY