LISTA/ Moti i keq, gjysma e vendit në errësirë nga defektet në...

LISTA/ Moti i keq, gjysma e vendit në errësirë nga defektet në rrjetin energjetik

45
0
Shares

Gjysma e vendit duket se po vuan pasojat e defekteve në rrjetin elektrik. Për pasojë, shumë zona janë pa energji elektrike si pasojë e motit të keq.
OSHEE bëri publike listën e linjave që kanë pësuar avari dhe të qyteteve e fshatrave pa energji.
Sipas OSHEE, gjatë natës u konstatuan defekte të shumta për shkak të motit, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre.
Aktualisht janë riparuar në pjesën dërrmuese të tyre, defektet në rajonin e Burrelit , Vlorës  dhe Kukësit.
Gjatë natës ka pësuar avari linja 110kv L110-28 Fushë Arrëz – Kalimash, por rreth orës 09:42 është riparuar avaria në këtë linjë dhe kanë marrë energji të gjitha zonat e prekura nga ky defekt
OSHEE thotë se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët. Rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq. Theksohet se “nga informacioni i përcjellë në shtabin qendror të OSHEE, prej dispeçerëve rajonale të kompanisë, bëjmë me dije se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë dhe se në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Rajonet më të prekura nga defektet janë…

•           Rajoni Tiranë: Shënmeri , Mullet si dhe pjesërisht Zall Bastar, Ibë
•           Rajoni Durrës: Likesaj, Romanat/Shijak; Karpen/Kavajë
•           Rajoni Elbasan: Lemnushë/Gramsh
•           Rajoni Berat: Potom,/Skrapar; Sulzotaj, Shenepremte/Lushnje
•           Rajoni Fier: Mbrostar, Seman, Topojë, Ndërmenas
•           Rajoni Gjirokastër: Lazarat, Dropull /Gjirokastër; Buz, Dragot/Tepelenë
•           Rajoni Vlorë: Amonicë, Gorisht, Kallarat, Bolenë
•           Rajoni Kukës: Shishtavec, Zapod, Topojan, dhe pjesërisht Ujmisht, Qytet Kukës (Lagja 7) /Kukës; pjesërisht Pac, Llugaj, Qytet Fierzë, Lekbibaj
•           Rajoni Shkodër: pjesërisht Zagore,/Koplik; Kashnjet si dhe pjesërisht Gjadër/Lezhë; Arrës Miliska, Rrapë/Pukë; Bërdicë, Rrethina, Guri i Zi, Dajç, Bushat si dhe pjesërisht Vau i Dejës/Shkodër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY