DOKUMENTI/ Tiranë, mbërrin në gjykatë dosja për trafik droge e Erjon Braçes

DOKUMENTI/ Tiranë, mbërrin në gjykatë dosja për trafik droge e Erjon Braçes

85
0
Shares

Ka mbërritur ën gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, dosja në ngarkim të Erjon Braçes dhe bashkëpunëtorit të tij Robert Nebiaj.
Dosja në ngarkim të Braçes është regjistruar në 15 shtator, dhe në bazë të nenit  283/1 të Kodit penal, ai dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Ndërsa dosja pritet ti nënshtrohet gjykimi, është hedhur edhe shorti dhe është përzgjedhur Tereza Lani si gjyqtare e kësaj dosje.
Natyrisht fjala nuk është për deputetin e PS-së, i cili për rastësi vetëm emrin ka të përbashkët me të dyshuarin.
Erjon Braçe dhe tre të tjerë u prangosën në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.
Policia zhvilloi një operacion dhe arrestoi katër persona në Tiranë, pasi në mjetin e tyre u gjetën sasi droge të dyshuar si kokainë dhe lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Të arrestuarit janë Erjon Braçe, 29 vjeç, Robert Nebiaj, 27 vjeç, Ibrand Hushi 30 vjeç dhe Xhaferr Arapi 37 vjeç.
Këta persona janë arrestuar më 11 dhjetor, pasi më datë 9 dhjetor në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, në mjetin me të cilin ata udhëtonin u gjenden 0.75 gr kokainë dhe 11.54 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
komunikata1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY