SHËNIM/ Letra e Komisionarit Europian, si një denoncim për Ramën e Tahirin

SHËNIM/ Letra e Komisionarit Europian, si një denoncim për Ramën e Tahirin

597
0
Shares

Nga Drenica Qelia

 

drena qelia, vogel

Drenica Qelia

I pa mjaftuar me atë që portalet publikuan sot për “mbështetjen” e KE-së, nëpërmjet një letre të Komisionerit Dimitris Avramopolus, për Saimir Tahirin, Edi Rama e tundi sërish sonte në darkë (atë letër), si një “argument” refuzues të ftesës së presidentit Bujar Nishani për një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Por, në përpjekje “për të vënë vetullat, nxori sytë”.
Ajo letër ishte një përgjigje kortezie, e një letre që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kishte nisur Komisionerit Avromopulos që në 21 shtator 2016.
Kjo është njëra anë…
Ana tjetër lidhet me përmbajtjen…, ose më saktë me qëllimin që Saimir Tahiri i shkruante komisionarit.
Dhe ky qëllim zbulohet që në fjalinë e parë të pëprgjigjes së Avramopulos, ku midis të tjerave shkruan…
“Dëshiroj t’ju falënderoj për letrën tuaj të 21 Shtatorit 2016, në të cilën ju kërkoni mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit”.
Kujdes…! Vini re…!
“… ju kërkoni mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit”, zbulon Avramopulos qëllimin e letrës së Tahirit…
Pra…?!
Ministri i Brendshëm, që në 21 shator 2016, e pranonte si shqetësues fenomenin kanabis në Shqipëri, për luftën ndaj të cilit, i është drejtuar KE-së.
Po sot…?!
Pse Saimir Tahiri dhe Edi Rama, e fshehin këtë problem, kur një ministër, koleg i qeverisë së tyre, për të luftuar këtë fenomen, propozon si “ndihmë” përdorimin e ushtrisë…?!
Pse Saimir Tahiri dhe Edi Rama, e fshehin këtë problem , kur Presidenti propozon që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, si “ndihmë” për diskutuar dhe gjetur zgjidhje për luftën kundër fenomenit kanabis…?!
Pse Saimir Tahiri dhe Edi Rama e lexojnë letrën e Komisionerit Europian nga fundi dhe eksitohen se Avramopulos “përshëndet” aksionet antikanabis të para muajit mars…, por ende pas 9 muajsh ky fenomen mbetet shqetësues…?!
Mos vallë Saimir Tahiri dhe Edi Rama nuk i konsideron si “autoritete shqiptare” (terminologji e Avramopulosit), ministrin e Drejtësisë, Ushtrinë, apo edhe Presidentin…, por konsiderojnë  “autoritetin” e grekut Avramopulos, aq sa me një letër kortezie të tij, të na bëjnë të besojmë se nuk ekziston më as ai 0.2 përqindëshi i kanabisit…, sigurisht vetëm për sipërfaqet e monitoruara…
Se për sipërfaqet e pa monitoruara…, veç medias, ende askush tjetër nuk flet…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY