Bie entuziazmi për Clinton, Trump kryeson me 1 pikë në sondazhe

Bie entuziazmi për Clinton, Trump kryeson me 1 pikë në sondazhe

33
0
Shares

Entuziazmi i fortë për Hillary Clinton është duke rënë që kur u dha lajmi se FBI­ja po heton email e saj. Clinton është tani me një pikë më pak, mbrapa Donald Trump, renditja e parë e tillë që nga maji

Kështu thotë sondazhi i fundit i ABC News / Washington Post, prodhuar për ABC nga Langer Research Associates. Dyzet e gjashtë për qind e votuesve të mundshëm kanë mbështetur Trump në rezultatet e fundit, ndërsa 45 për qind mbështesnin Klinton. Trump tani udhëheq ndaj Clinton me 8 pikë në pjesën e votuesve të cilët janë shumë entuziastë për zgjedhjen e tyre. Entuziazmi i fortë për Clinton ka humbur 7 pikë që nga fillimi i hetimeve, sidomos nga e premtja deri të dielën. Sido që të jetë, rezultatet janë jashtëzakonisht shumë të ngushta. Ka qenë deklarata e drejtorit të FBI­së, Xhejms Komi që tha se të tjera e­maile po vlerësohen nga FBI për çështjen e Clintonit. Kjo deklaratë ka bërë që Trump të avantazhohet dhe të marrë pikë ditët e fundit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY