FOTO SKANDAL/ Zbulohen dy pista të tjera ku është ulur piloti italian...

FOTO SKANDAL/ Zbulohen dy pista të tjera ku është ulur piloti italian që u rrëzua një muaj më parë në Ishëm

35
0
Shares

Pista e Çajupit

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar fotot e dy pistave avionësh të vegjël, të përdorura për trafik droge.
Sipas Hoxhës, këto pista ndodhen në Jug të vendit dhe se ato janë përdorur më parë nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua më 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm.
Sipas Hoxhës njëra pistë gjendet në fushën e Çajupit, ndërsa tjetër në fushën e Kardhiqit në Gjirokastër.
“Xhungël sjell pamje ekskluzive nga dy pista të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit. Menjëherë pas investigimit të Xhungël, Policia e Shtetit merr masa urgjente dhe nxjerr jashtë funksionit të dyja pistat.
Për me tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua më 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm”, paralajmëron Artan Hoxha, ndërsa publikon edhe këto foto.

pist2

Pista e Kardhiqit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY