AFERA SEKSUALE/ 38-vjeçarja dëshmon në Prokuroi, tregon ofertat e kreut të gjykatës...

AFERA SEKSUALE/ 38-vjeçarja dëshmon në Prokuroi, tregon ofertat e kreut të gjykatës për çështjen

47
0
Shares

Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Oficerët e policisë gjyqësore udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar. Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë te ish-vjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte jashtë.

Burime të Tv Klan nga grupi i hetimit thanë se 38-vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore seksuale duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj.

Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja, Boçi e ka orientuar të paguajë lekë për të fituar çështjen. Ajo thotë se vendosi të regjistrojë takimet me kreun e gjykatës pas humbjes së çështjes në Shkallën e Parë me vendim të gjykatëses, Blerta Cibuku.

Nëna e dy fëmijëve ka thënë para prokurorëve se Boçi kishte marrë përsipër ta ndihmonte edhe kur çështja ndodhej në Apel. Por edhe Shkalla e Dytë i dha të drejtë ish-vjehrrës së saj dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë. Në Qershor të këtij viti edhe kjo gjykatë vendosi të mos e pranojë ankimin.

“Pasi mbeta pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët kërkova ndihmë pranë emisionit Investigativ “STOP,” ku dorëzova përgjimet bashkë me kërcënimet e kreut të Gjykatës”- thotë 38-vjeçarja në dëshminë e saj./tv klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY