NGJARJA E RRALLË/ Dalina njofton policinë në 4 të mëngjesit, histori me...

NGJARJA E RRALLË/ Dalina njofton policinë në 4 të mëngjesit, histori me para dhe dashuri

49
0
Shares

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot në mëngjes në ndroq ndërsa është njoftuar policia e cila ka shkuar menjeherë në vendngjarje.

Por edhe ngjarja edhe fundi i saj shkaktojnë marrje mendsh. Lexoni më poshtë:

Më datë 22.02.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh .

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.

Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:

– Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY