HISTORIA/ Vrasja e Kajo Karafilit pas konflikteve që nisën për Myrveten dhe...

HISTORIA/ Vrasja e Kajo Karafilit pas konflikteve që nisën për Myrveten dhe ndarja nga Qemal Shijaku

3560
0
Shares

Kajo Karafili, është një emër jo pak i njohur i historisë së luftës së dytë botërore. Nga regjimi komunist është glorifikuar si luftëtar dhe atentator i madh i cili është vrarë në përpjekje me trupat naziste në Shqipëri. Kjo të paktën është ajo çfarë u është mësuar brezave për vite me radhë. Në fakt historia qëndron krejt ndryshe.

Vrasja e Kajo Karafilit, asokohe rreth 22 vjeç tregon dhe një herë se më së shumti ajo që u trumbetua si lufte antifashiste kundër okupatorit, nuk ishte gjë tjetër vetëm se një luftë mes shqiptarëve. Kajo Karafili është vrarë nga Ramazan Habili ose i njohur ndryshe si Ramë Habili, në mes të kampit partizan në Lis- Patros në rrethinat e Kavajas. Ramë Habili ka qenë i shoqëruar vetëm nga një ushtar Gjerman, i marrë peng në vendrojë dhe i keqtrajtuar nga partizanët për disa ditë. Pas arratisjes, ai duke ditur konfliktet mes Ramës dhe Kajos është drejtuar tek Habili i cili në atë kohë ishte komandant Balli për Kavajën. Komanda Gjermane qëndroi indiferente Por si lindi konflikti mes Ramë Habilit, dhe Kajo Karafilit. Sipas dokumentave të sigurimit të Shtetit për rreth dy muaj Rama ka qenë antar i forcave partizane në Pezë për shkak dhe të lidhjeve miqësore kryesisht me vëllain e Myslim Pezës, Shyqyriun. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës dhe në betejën e 7 Prillit në Durrës, bashkë me Mujo Ulqinakun dhe Abaz Kupin, por për shumë arsye nuk u përfshi në luftë, megjithëse ushqente ndjenja anti italiane. Në prag të kapitullimit të Italisë , u thirr nga Myslim Peza në çetën e tij, i cili i akordoi dhe gradën e togë-komandatit, detyrë të cilën e mbajti për rreth dy muaj. Duket se Peza këtu ka qenë dhe nisja e konfliktit me Kajo Karafilin, dy figurave të spikatura të ccetës . Të spikatur se njëri pra Kajo Karafili, ishte krahu i djathtë i Muslim Pezës i cili ushqente një dobësi të veçantë për të, ndërsa Ramë Habili ishte i njohur për bëmat e tij “si njeri që sta bënte të gjatë”, dhe nishanlli i madh në përdorimin e armës. Kajo Karafili, ishte sjellë nga Maqedonia ku kish ikur në ekzil, pas vrasjes së Sejfull Agës në fshatin Bllatë, të Pogradecit. Arsyet thuhet se kanë qenë për cështje morali, por nga propaganda komuniste trumbetohej se ishin politike, pra Sejfullai shtypte e shkelte popullsinë e zonës, dhe u ngrit një 16 vjeccar sa ishte Kajan Karafili në atë kohë, dhe e vret.

Ndërsa Myslim Peza kish ikur në ekzil pas vrasjes së togerit të xhandarmërisë Osman Bali tek Ura e Tabakëve, pas mosmarrëveshjesve që kishin pasur në shitblerjen e një kali. Sipas një prej dëshmitarëve të asaj kohe Peza dhe Karafili janë njohur në një klub pokeri në në vitin 1938, dhe një vit më pas pra pas pushtimit Italian vjen i pari Myslim Peza, i cili pritet në Zvezdë të Korccës nga Dem Xhepa, miku i tij i hershëm Tiranas. Pas dy javësh menjëherë pas tij vjen në Pezë nga Pogradeci dhe Kajo Karafili, i cili me ikjen e zogut i kish mbyllur hesapet me drejtësinë! Atje njihet me Myrveten, vajza e vëllait të Myslimit e cila ishte e fejuar me Qemal Deliallisin, një djalë nga shijaku, pjesë e çetës së pezës, dhe i njohur për qëndrimet e tij antifashiste. Kajo Karafili fillon të flirtojë me Myrveten, dhe një ditë Deliallisi do i ankohet Myslim Pezës “Babë ky tosku po sheh shumë nga gratë tona, si do e ndajmë këtë punë”. Baba nuk flet, por urdhëron ta përcjellin mikun “deri pas përroit” që për antarët e çetës ishte një urdhër vrasjeje. Por Deliallisi, e kuptoi lojën dhe arriti t’u shpëtojë ekzekutorëve. Më pas ai formoi një formacion të tijin në rrethinat e Shijakut, por nuk doli kundër luftës komuniste. Preferoi mos ngatërrohej as me ballin por të luftonte për hesap të tij.

Gjithsesi në armiqësi personale me Mysluim Pezën dhe Kajo Karafilin. U shpall në kërkim nga qeveria e asaj kohe, e cila vuri si shpërblim 2000 franga ari. U vra në qershor të vitit 1942 në Sallmone, pas një kurthi që iu bë në shtëpinë e një të afërmi të tij. Kjo kohë, pra pak pas vrasjes se Deliallisit, përkon dhe me ardhjen e Ramë Habilit në çetën e Pezës. Në një atmosferë të ndërë, ku Shqyri Peza ende se kish pranuar prishjen e krushqisë me Deliallisët. Madje ky i fundit hezitoi deri në fund ti bashkohej kauzës së vëllait të tij, derisa u vra në mënyrë misterioze. Qëndrimi gjatë gjithë kohës bashkë i Myrvetes me Kajon, nuk la shije të mirë as tek Ramë Habili, një burrë zakonor duke pasur parasysh dhe mentalitetin e kohës. Në një ccast i thotë Myslim Pezës “ Lym, grate i kemi lënë nëpër shtëpi, këtu kemi ardhë të mbrojmë vatanin”. Kjo shprehje, ashtu si në rastin e parë sërish nuk u prit mirë nga Myslim Peza i cili nuk duronte të flitej asnjë fjalë për Kajo Karafilin.

Nga ana tjetër, Rama ishte në sinkron me Shyqyriun kur shpreheshin se nuk është udhës që kollonat gjermane të sulmoheshin afër qëndrave të banuara. Ky veprim dashakeq mund të shkaktonte masakër tek popullsia e pambrojtur. Për të gjitha këto mosmarrëveshje Ramë Habili vendos të largohet nga cceta e Pezës dhe merr kontakte me krerët e Ballit, dhe më pas caktohet komandant për Kavajën. Pra brenda një kohe shumë të shkurtër, pas mbërritjes së tij nga maqedonia Kajo Karafili, aso kohe 21 vjec kish arritur të bënte armiq deri në vdekje dy eksponentë të njohur të zonës mes Tiranës dhe Durrësit. /Droni.al

Faksemaili i Sigurimit të Shtetit ku pranohet që Ram Habili ka qënë pjesë e cetës së Pezës
faksimel i sigurimit te shteti

vijon

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY