DENONCIMI/ Babai: Djalin tim ma hëngri kanibali në burg

DENONCIMI/ Babai: Djalin tim ma hëngri kanibali në burg

47
0
Shares

Një baba ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në burgun ku vuante dënimin djali i tij.
Juan Carlos Herrera Jr, 25 vjeç, humbi jetë në një burg të Venezuelës, ku ishte dënuar me një vit heqje lirie për grabitje.
Ai dyshohet se është therur, varur, bërë copa-copa dhe në fund është ngrënë nga kanibali Dorancel Vargas, që gjithashtu vuante dënimin në të njëjtin burg.
Mediat vendase shkruajnë se babai i 25-vjeçarit i ishte referuar një dëshmie të një të burgosuri tjetër lidhur me këtë vrasje brutale.
“Djali im u sulmua nga 40 persona me thikë. Dorancel e ka varur, e ka therur dhe mishin e tij ua ka dhënë të burgosurve të tjerë për t’u ushqyer.”
Familja e të riut kërkoi që të merrte eshtrat e djalit për t’i bërë një varrim të denjë.
Së bashku me 25-vjeçarin janë zhdukur edhe dy të burgosur të tjerë gjatë trazirave të shtatorit të kaluar.
Kapaciteti i këtij burgu është për 120 persona, por në fakt është mbipopulluar dhe numri i të burgosurve arrin në 350.
Dorancel Vargas ka qenë në burg që prej vitit 1999 për kanibalizëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY