EMRI/ Itali, arrestohet shkodrani “i kompletuar”…, me armë, drogë dhe një prostitutë...

EMRI/ Itali, arrestohet shkodrani “i kompletuar”…, me armë, drogë dhe një prostitutë minorene

56
0
Shares

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Foggia të Italisë, pasi është kapur në flagrancë në një automjet me armë dhe lëndë narkotike. Në kohën e ndalimit, ai ishte në shoqërinë e një vajze minorene rumune, e cila dyshohet se do kryente marrëdhënie seksuale me shqiptarin kundrejt pagesës.
Sipas mediave italiane, shqiptari po udhëtonte me një BMW të zezë dhe teksa ishte duke dalë jashtë qytetit, iu kërkua nga patrulla e policisë të ndalonte për kontroll.
Ai shtoi shpejtësinë dhe me një dorë u pa se i dha vajzës që e shoqëronte diçka për ta fshehur, shkruan “Panorama”.
Kur u ndalua nga policia shqiptari u nervozua dhe efektivët zbuluan në kuletën e minorenes rumune një pistoletë e mbushur me 12 plumba dhe gati për t’u shkrepur, 10 plumba të tjera të fshehura në një peshqir dhe në një letër celofan 2.7 gram marihuanë.
Besnik Delaj, i lindur në Shkodër (Shqipëri) në vitin 1976, ishte dënuar më parë për trafik droge. Ai pranoi përgjegjësinë për drogën dhe armën, teksa u arrestua dhe dërgua në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY