FOTO LAJM/ Hakmarrja e vajzës pas kërcënimit të ish të dashurit

FOTO LAJM/ Hakmarrja e vajzës pas kërcënimit të ish të dashurit

62
0
Shares

Nëse ka dyshime se dashuria është gjëja më e bukur që njeriut mund t’i ndodhë në jetë, të gjithë jemi të bindur se e kundërta ndodh me ndarjen nga personi që mendonim se donim. Madje ka nga ata njerëz që çmenden nga ky fakt, ndoshta më shumë se nga ideja e ndarjes ata nuk e pranojnë faktin që partneri ose partnerja e tyre tani e tutje mund të jetë me dikë tjetër.
Pikërisht një rast i tillë i ndodhi edhe Tiffany. Pas ndarjes ish i dashuri i kërcënonte çdo ditë se do ta vriste nëse ajo do të dilte me dikë tjetër. Kërcënimet e tij ndaj Tiffany u bënë të padurueshme kështu që vajza vendosi të hakmerrej disi ndaj ish të dashurit.
Ajo përdori një jastëk të madh për të realizuar planin e saj. I veshi një xhaketë djemsh, xhinse djemsh, këpucë, një kapuç dhe e vendosi “të dashurin” e ri në divan. Në momentin kur ish i dashuri e telefon si çdo ditë dhe e kërcënon si përherë, ajo e sfidon duke i thënë që në ato momente ishte me të dashurin dhe nuk donte të shqetësohej.
tifani3Ish i dashuri i çmendur niset drejt të shtëpisë së saj. Për fat të mirë të Tiffanisë dera e jashtme është e gjitha e tejdukshme dhe “i dashuri” i ri të jepte krejtësisht pamjen e një njeriu të vërtetë. Kjo e harboi ish të dashurin i cili për minuta me radhë i binte derës, bërtiste qante dhe kërkonte llogari.
tifani2Tiffany përveçse qeshi me lot, siç ajo e pranoi, filmoi dhe fotografoi gjithçka duke e ndarë më pas edhe në rrjetet sociale. Të gjithë e komplimentuan vajzën për zgjuarsinë dhe ish i dashuri i saj mori një mësim të mirë. Që nga ajo ditë ai nuk e shqetëson më Tiffaninë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY