FOTO LAJM/ “Shkolla e Athinës”, aty ku Raffael vendosi memuarin e historisë...

FOTO LAJM/ “Shkolla e Athinës”, aty ku Raffael vendosi memuarin e historisë së dijes dhe filozofisë

290
0
Shares

Nga Albert Vataj

Në asnjë pikturë, të më herët as të mëvonshme, një artist nuk ka mundur të shkrij brenda saj kaq shumë personalitete të dijes, shkencës dhe filozofisë, sa ç’futi Raffael në “Shkolla e Athinës”. Ky afresk do të ishte e denjë për çdo auditor dhe vend ku pasioni për dijen gjallon më shumë se për shumëçka tjetër. Janë plot 21 personalitete në këtë afresk, përfshi dhe vetveten, piktori.
“Shkolla e Athinës” , është një nga afresket më të famshme të Raffael, kryevepra dhe mishërim i përsosur e shpirtit klasik i Rilindjes italiane . Shkolla e Athinës është një afresko e piktorit Raffael, që ky e krijoi prej 1510 deri më 1511 në Stanza della Segnatura të Vatikanit (biblioteka në dhomën private të papës) për Papën Julius II.
Piktura shfaq një konstrukt me perspektivë qendrore, dhomë monumentale e brendshme, në të cilën janë takuar shkencëtarët dhe filozofët e antikës dhe të rilindjes. Majtas grupojnë platonikët, djathtas personalitete të orientuar aristotelik.
Personat të pikturuar më të rëndësishëm. Ekziston një qasje për identifikuar, por gjithsesi janë përcaktuar përafërsisht personat që piktori ka jetësuar në këtë afresk.
1. Zeno e Citium
2. Epicurus, ndoshta, imazhi i dy filozofëve, të cilët janë treguar në mënyrë tipike së bashku gjatë Rilindjes. Heraclitus, dhe Democritus.
3. Të panjohur (besohet të jetë Raphael)
4. Boethius ose Anaximander apo Empedocles
5. Averroes
6. Pitagora
7. Alcibiades ose Aleksandri i Madh
8. Antisthenes ose Ksenofoni apo Timon
9. Raphael, Fornarina si një personifikim i dashurisë ose Francesco Maria della Rovere
10. Aeschines apo Ksenofoni
11. Parmenidi (Leonardo da Vinci)
12. Socrates
13. Heraclitus (Michelangelo)
14. Platoni (Leonardo da Vinci)
15. Aristoteli (Giuliano da Sangallo)
16. Diogjeni i Sinope
17. Plotini (Donatello)
18. Euclid ose Arkimedi me studentët (Bramante)
19. Strabo apo Zoroaster (Baldassare Castiglione)
20. Ptolemeu
21. Protogenes (Il Sodoma, Perugino, ose Timoteo Vitia)

rafael2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY