Hakeri i ISIS nga Kosova, 20 vjet burg në Virgjinia të SHBA

Hakeri i ISIS nga Kosova, 20 vjet burg në Virgjinia të SHBA

39
0
Shares

Gjykata e Virgjinias dënoi sot me 20 vjet heqje lirie, hakerin shqiptar nga Kosova Ardit Ferizi, që u akuzua për tërrorizëm. Ai u akuzua për ndërhyrje në servera përmes hakerimit në interes të terrorizimit. “The directory”, ashtu sic e thërriste veten, drejtonte një grup të quajtur Sigurimi i Hakerave të Kosovës. Ai ia doli që të hynte në serverat e një kompanie duke vjedhur prej atje emrat e 1300 personave që kontribuonin në luftën kundër ISIS në shërbim të policisë amerikane. Të dhënat e tyre u publikuan më pas nga ISIS.

Ardit Ferizi ishte arrestuar në Malajzi në muajin tetor të vitit të kaluar dhe ishte sjellë në Shtetet e Bashkuara në muajin janar të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY