Gjoba të rënda për celularin në makinë

Gjoba të rënda për celularin në makinë

61
0
Shares

Policia rrugore ka propozuar gjoba nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja për rastet ku drejtuesi i makinës kapet duke folur me telefon celular.

Për të realizuar ndryshimet në fjalë tashmë është ngritur një grup pune që së bashku më specialistë të Ministrisë së Transporteve do të hartojnë dosjen që do t’i paraqitet komisioneve parlamentare, pasi ndryshimet kërkojnë ndërhyrje në Kodin Rrugor, raporton top channel.

Ndryshimet do të marrin kohën e nevojshme, por, sipas policisë, janë të domosdoshme, pasi në bazë të analizave rezulton se përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjetit ka sjellë një numër të lartë të aksidenteve me pasoja të rënda për jetën.

Aktualisht, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet deri në 1 mijë lekë të reja, që për policinë është një shifër qesharake në krahasim me rrezikun dhe pasojat që sjell ky veprim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY