Edi Rama koment për Dibrën, premton si në vitin 2013, por për...

Edi Rama koment për Dibrën, premton si në vitin 2013, por për vota dërgon Ymer Lalën e Sadri Abazin

63
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka nisur një rubrikë të re “Komunikimi i javës”, një shfaqje që jepet cdo të dielë në orën 17.00. Në të parin koment ai ka analizuar zgjedhjet në Dibër por në asnjë moment nuk përmend blerjen e votave. Rama është i bindur se dibranët janë shumë të kënaqur me aq sa ka bërë qeveria e tij për ta. Përmes arsyetimeve të çuditshme ai përpiqet të justifikojë rezultatin e lartë që dha blerja e votave në bashkinë e Peshkopisë.

Ai premton njëosj si në vitin 2013 por kur bie puna për vota dërgon atje Ymer Lalën e Sadri Abazin.

Komenti i Kryeministrit

Rama: Të dashur miq të rrjetit social, le të pyesim për një moment se çfarë u tha dhe nuk u tha nga të gjithë ata që e interpretuan në lloj-lloj mënyrash dashakeqe apo thjesht dritëshkurtra, rezultatin tonë kuptimplotë në zgjedhjet e kesaj jave në Dibër. Po mirë, pse duhet ta vonte Dibra PD? Së pari Dibra kishte një zgjedhje të qartë, mes një kandidati që doli nga komuniteti dhe një kandidati tjetër që u transportua nga Tirana, më saktë nga SHQUP-i, madje në prag të pensionit, i cili do të mbetet i pari dhe i fundit kandidat në historinë e përbotshme të zgjedhjeve që nuk votoi as për veten e tij. Sepse nuk ishte në listën e zgjedhjeve të Dibrës.Kandidati ynë në çdo sondazh apo kontakt direkt me elektoratin ishte qartësisht i preferuari i dibranëve pa dallim, majtas apo djathtas.Ai komunikoi pastër, thjesht me dibranët dhe për problemet e Dibrës. Nuk premtoi asgjë në hatashme dhe në themelin e zotimeve të veta vuri figurën e vet të pakontestuar në komunitet si një shërbëtor i mirë dhe i ndershëm i njerëzve në nevojë për kujdes mjekësor. Kandidati tjetër në çdo dalje publike foli për partinë dhe problemet e Dibrës i trajtoi në lidhje me nevojën e një qeverie të re në Tiranë. Ai u premtonte dibranëve se me Lulzim Bashën Kryeministër do tu paguante faturat e dritave të varfërve, tarifën e pastrimit të qytetit bizneseve, do tu jepte bursa nxënësve dhe stdentëve dibranë, do u subvenciononte prodhimin fermerëve dhe madje do u ndërtonte stadiumin tifozëve të Korabit.A mund të gjendet dot në jetën reale një shumicë sovrane që mes këtyre dy kandidatëve të zgjedhë atë që thotë: “Prit gomar të mbijë bar”. Unë them jo dhe Dibra tha jo.

Së dyti, Dibra do të gjykonte dy fushata krejt të ndryshme. Fushata jonë ishte e qetë, e thjeshtë, e drejtpërdrejtë në mbështetjen e kandidatit dhe e përqendruar tek problemet e komunitetit.Një fushatë me një kofiçent politik mëse normal dhe pa asnjë ekses në sjelljen e pushtetit.Fushata tjetër ishte një spostim i batalionit blu dhe i daulleve blu politike nga Tirana në Peshkopi.E thënë ndryshe, një spostim i lumit të baltës së përditshme të sharjeve dhe shpifjeve nga oborri i SHQUP-it nëpër fushat e Dibrës. Një fushatë ku mbështetjen e jepte kandidati për partinë në luftë me qeverinë dhe jo partia për kandidatin në përpjekje për të ofruar një alternativë për komunitetin dibran. Për çfarë arsye populli sovran i Dibrës duhet të shkonte pas zhurmës së daulleve politike të ardhura nga larg për të mbledhur ushtarë për rrëzimin e qeverisë, ndërkohë që zgjedhjet ishin për qytetarin e parë të Dibrës.Unë them që përveç pakicës në tkurrje që vazhdon ti besojë PD me sy mbyllur, shumica dërmuese nuk kishte arsye fare të dëgjonte ato daulle dhe në fakt Dibra këtë tha me votën e saj.

Dhe e fundit, Dibra duhet të bënte dhe një vlerësim të forcave politike, të aftësive të tyre qeverisëse, të vullnetit të tyre për të sjellë ndryshim në përpjekjen për të bërë shtet.Po çfarë kanë treguar në fakt tre vitet e fundit në Shqipëri, krahasuar me vitet e pafundme të rrënimit të shtetit dhe të mungesës së reformave reale në çdo sektor të jetës së vendit? Modestisht besoj se këto tre vite kanë treguar se ne jemi larg së qenit të pakritikueshëm padyshim, por edhe që nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes forcave politike që ishin përballë në garë për Dibrën, PS dhe koalicionit të madh reformist dhe një partie që prej tre vjetësh refuzon të pranojë qoftë dështimin që e çoi në opozitë, qoftë ndryshimet reale që kanë nisur në Shqipëri në çdo fushë. Një fjalë popullore thotë: “Dibra i ka dhënë mend gjithë Shqipërisë”. E kisha bindjen që dibranët me votën e tyre do ti jepnin mend në rradhë të parë të gjithë të lëkundurve apo të pakënaqurve prej nesh. Dhe pavarësisht faktit se me të drejtë edhe në Dibër si në gjithë Shqipërinë njerëzit presin më shumë nga ne, dibranët do të na jepnin besimin për të vazhduar të punojmë me ta. Dhe dibranët bënë pikërisht këtë, votuan për ne jo se janë të gjithë të kënaqur për çfarë kemi bërë për ta, jo se nuk janë të lëkundur apo të mërzitur, por sepse janë të bindur se ne jemi të vetmit që bashkë me ta do ti bëjmë gjërat që Dibra pret 25 vitesh për ata për të cilët votojnë. Në Dibër ka ndodhur gjëja më normale që mund të ndodhte. Dibra zgjodhi të vetmen rrugë të arsyeshme për të ecur drejt të ardhmes dhe dha një mesazh shumë të qartë për të gjithë. Gjithkush le ta lexojë mesazhin e vet. Unë vetë mesazhin e Dibrës për qeverinë e koalicionit dhe për PS e kam lexuar kështu: Besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën. Dhe ne do të bëjmë për Dibrën më shumë se çfarë bënë të tjerët në 20 e ca vite të marra sëbashku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY