“Warriors”-ët e LSI investojnë edhe në futboll, vëllai i deputetit blen “Luftëtarin”...

“Warriors”-ët e LSI investojnë edhe në futboll, vëllai i deputetit blen “Luftëtarin” e Gjirokastrës

51
0
Shares

Klubi i futbollit të Luftëtarit të Gjirokastrës është shitur për 3 milionë lekë (të reja). Shitja me çmimin qesharak të klubit të futbollit, i cili është vlerësuar sa gjysma e çmimit të një apartamenti në këtë qytet, u realizuar nga bashkia e LSI-së për vëllanë e një deputeti të LSI-së
Në mbledhjen e këshillit bashkiak, miratimi i kalimit në shoqëri aksionere është bërë me kontributin e të gjitha votave të majta të këshilltarëve. Këshilltarët e djathtë kanë kundërshtuar për mungesën e transparencës dhe për vlerën e ulët me të cilën do të blihen 75% e aksioneve të klubit, vetëm 30 milionë lekë të vjetra. Ndërsa 25% e aksioneve të klubit do t’i mbeten në pronësi Bashkisë Gjirokastër.
Këto aksione do të blihen nga Grigor Tavo, vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Deputeti i LSI-së është aktualisht edhe një prej donatorëve kryesorë të klubit gjirokastrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY