INTERVSITA/ Ja projektet e punësimit dhe vendet e reja të punës në...

INTERVSITA/ Ja projektet e punësimit dhe vendet e reja të punës në Korçë

488
0
Shares

 

florenc tabaku, vogel

Florenc Tabaku

Pjesë e punës së Drejtorisë Rajonale e Punësimit në Korçës, janë përpjekjet  e saj për t’u ardhur në ndihmë kategorisë
punëkërkues të papunë
. Në funksion të kësaj është edhe puna për formimin profesional të punëkërkuesve nëpërmjet projekteve të ndryshme institucionale.
Për këto projekte flet Florenc Tabaku, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Punësimit.

Cilat do të jenë projektet e punësimit në vijim?
Mjaft të rëndësishëm vlerësojmë bashkëpunimin e Zyrës Rajonale të Punësimit, me Qendrën e Formimit Profesional dhe “Dorkas Albania”, ndërsa për vitet 2015-2018 kemi një projekt 3-vjeçar, ku aspekti më i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës së Qendrës të Formimit Profesional. Infrastruktura do të jetë moderne në përshtatje me tregun e punës. Po kaq të rëndësishme mbeten edhe përmirësimet e curriculave të shkollave profesionale dhe të Qendrës së Formimit Profesional. E veçanta e këtij projekti është pjesëmarrja e përfaqësuesve të bisnesit si një dëshirë e tyre në realizimin e këtij projekti, të cilët kanë sjellë përvojën dhe idetë e tyre. Projekti në fjalë synon që kurset e punëkërkuesve të papunë të kryhen me curricula bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne, me qëllim që nga këto programe ata të marrin më të mirën e mundshme dhe aftësimin real për të qenë i gatshëm në tregun e punës. 

Ndërkohë, ndryshime ka pësuar edhe ligji për pagesat e papunësisë, ku konsistojnë këto ndryshime?
Po, ndryshime ka pësuar edhe ligji për pagesat e papunësisë. Më përpara përfitonin një vit pagesë papunësie të gjithë personat, të cilët mbeteshin të papunë si rezultat i shkurtimit të vendeve të punës, të mbylljes apo ristrukturimit, por tashmë gjithçka varret nga masa e kontributit. Personat që kanë deri në 5 vjet kontribut, sigurime shoqërore dhe shëndetësore,  përfitojnë 3 muaj pagesë papunësie, ata që kanë të siguruara deri në 10 vjet përfitojnë 9 muaj pagesë papunësie, dhe personat që kanë mbi 10 vjet kontribut të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfitojnë një vit pagesë papunësie. Pra gjithçka varet nga masa e kontributit.

VENDE TË LIRA PUNE

(Gjithsej 89 vende të lira pune)


korce, zyra e punesimit 111. Përpunimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit 15 vende të lira pune.
2. Përpunimi i tekstileve, konfeksionimi i veshjeve dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure 59 vende të lira pune.
3. Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri, i letrës dhe i produkteve prej letrës, shtypshkrimet 3 vende të lira.
4. Industri të tjera përpunuese, 1 vend i lirë pune.
5. Tregu me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe biçikletave 5 vende të lira pune.
6. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 6 vende të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY