Burri nxjerr gruan e tij në shitje: Është pak e përdorur, unë...

Burri nxjerr gruan e tij në shitje: Është pak e përdorur, unë kam mbaruar punë

52
0
Shares

Shakaja e një bashkëshorti duket se i ka tejkaluar kufijtë. Ashtu si të ishte një objekt, ai ka vendosur në shitje gruan e tij, në websitin “eBay.”
Bëhet fjalë për Simon O’Kane nga Wakefield, baba i dy fëmijëve, i cili ka shpallur lajmërimin për shitjen e gruas së tij Leandra, 27 vjeçe.
O’Kane, publikoi një fotografi në “eBay”, duke sqaruar dhe disa detaje rreth arsyes se pse donte ta shiste bashkëshorten.
“Gruaja në shitje! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë”.
Përveç kësaj ai vendosi edhe pikat e forta dhe të dobëta të gruas së tij.
Pikë e fortë: Trup i mirë, e aftë për kuzhinë. Pikë e dobët: Bën zhurmë dhe nuk ndalet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.
Por ai gjithsesi nuk e la me kaq, ai edhe një tjetër detaj:
“Pasi ta keni blerë nuk mund ta ktheni dot më. Kurrë madje!”.
Por pas kësaj shakaje, ai mbeti i habitur kur pa shifra marramendëse që i referoheshin gruas së tij.
Leandra pranoi se bashkëshorti i saj ishte shakaxhi, por kurrë nuk kishte menduar se ai do të ishte i aftë të arrinte deri në këtë pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY