KONFERENCA/ Kryeministri shqiptar “kryqëzohet” për kanabisin dhe Evis Rroshin, por ai shmang...

KONFERENCA/ Kryeministri shqiptar “kryqëzohet” për kanabisin dhe Evis Rroshin, por ai shmang përgjigjet

32
0
Shares

Përballë interesimit të gazetarëve, mund të konsiderohet si një “kryqëzim” i kryeministrit shqiptar, pyetjet për sipërfaqet e shtuara të kanabisit në Shqipëri, apo edhe për indiferentizmin përballë dekriminalizimit për rastin e Elvis Rroshit.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, kryeministri Rama “u justifikua” për përhapjen e sipërfaqeve me kanabis në Shqipëri, si “diçka që s’është aspak e re”.
Për sa i përket Kodit Zgjedhor, ai sqaroi se “Kodi Zgjedhor nuk është i nevojshëm të ndryshohet, por thjesht të korrigjohet në bazë të rekomandimeve të OSBE –ODIHR”.
Për dekriminalizmin, duke shmangur përgjigjen për pyetjen e drejtpërdrejtë për Elvis Rroshin, kryeministri Rama, “sqaroi” se “Dekriminalizimi tashmë është një proces që varet nga institucionet që kanë përgjegjësinë ligjore për ta zbatuar atë. Për zhurmën e bërë për këtë, është si ajo shprehja shqiptare ‘u mbars mali dhe polli një mi’. Ku ligj duhet të bënte transparencën për një mal të mbarsur, por polli një mi”, u shpreh Rama.
Lidhur me situatën kriminale në Shqipëri, Mogherini u shpreh e pakënaqur me luftën ndaj tij.
“Nuk shoh ndonjë vendosmëri të fortë për tu përballur me krimin. Kjo është një çështje që jemi të angazhuar dhe po e ndjekim”.
I pyetur për rëndësinë e vizitës në Bruksel, si dhe për pritshmëritë e saj, Rama sqaroi se “Dikur, para disa vitesh ishte shumë e rëndësishme për Ballkanin të ishte pjesë e BE, sot është e rëndësishme për BE të ketë Ballkanin brenda. Hyrja e Ballkanit në BE, do të thotë më shumë siguri për Europën”.
Duke shtuar diçka për këtë pyetje, Mogherini sqaroi se, “Siguria është njëra anë, por po aq e rëndësishme është që Ballkani të jetë pjesë e BE-së, sepse është Europë, sepse është në kufi me BE. Kësaj po i shtoj edhe rëndësinë ekonomike dhe biznesin e BE me Ballkanin, sikurse edhe me Shqipërinë”.

mogherini 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY