BATUTA/ Konstatimi i Ramës: BE nuk është gati për të mirëpritur Shqipërinë

BATUTA/ Konstatimi i Ramës: BE nuk është gati për të mirëpritur Shqipërinë

42
0
Shares

Pas takimit të VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri-BE në Bruksel, kanë dalë në një konferencë shtypi kryemisnitri shqiptar Edi Rama, Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Hanh.
Pas deklaratës së Mogherinit, e ka marrë fjalën kryeministri Rama. Ndërsa ai ka filluar deklaratën e tij në gjuhën shqipe, duket, organizatorët e konferencës së shtypit nuk kishin marrë masa për përkthimin në anglisht. Për këtë ka ndërhyrë vetë Mogherini, e cila i ka kërkuar Ramës, të flasë në anglisht.
Ky moment ka shërbyer, që nëpërmjet një batute, Rama të arrijë edhe në një konstatim.
“Duket, s’jeni të përgatitur për të na pritur shumë shpejt në familjen e BE”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, më herët, Mogherini kishte shprehur gatishmëri për të mbështetur integrimin e Shqipërisë.
Nga ana e tij Hahn vlerësoi reformën në drejtësi, si shumë ët rëndësishme.
I pyetur për mundësin e hapjes së negociatave me Shqipërinë, para zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, Hahn, është shprehur i rezervuar, duke mos konfirmuar një gjë të tillë.
“Është herët për të arritur në një përfundim final. Kjo do të jetë pjesë e vlerësimit të raportit. Jemi të vendosur për të ecur përpara”, u shpreh Hahn.
“reforma në drejtësi mbetet kyçe për anëtarësimin në BE. E mirëpresim procesin e finalizuar me një votë absolute, por nuk mund të paragjykojmë vendimin e këshillit. Reforma ka filluar dhe ne jemi të mbresuar nga kurajoja politike”, u shpreh Mogherini, në përgjigje të së njëjtës pyetje.
Më herët, Kryeministri pati një takim të veçantë me Mogherinin dhe Hanh, në fokus të së cilit ishin reformat e qeverisë; zbatimi i reformës në drejtësi; hapi i radhës në procesin e integrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY