FUTBOLL/ Vesel Limaj, modeli i punës dhe përkushtimit që ka veshur fanellën...

FUTBOLL/ Vesel Limaj, modeli i punës dhe përkushtimit që ka veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës

148
0
Shares

Vesel Limaj është një djalë i ri, futbollist i përfaqësueses  U 21, për Kosovën.
E thënë dhe e shkruar kështu, kaq thjesht, duket, apo tingëllon se po kaq e thjeshtë është edhe të meritosh një gjë të tillë. Por, nga pozitat e Limajt, kjo “thjeshtësi”, ka qenë një rrugë e gjatë, plot punë, sakica e stërvitje…, sigurisht edhe me mbështetjen e familjes. Dhe kur mëson se aktiviteti i tij futbollistik, është zhvilluar në Gjermani, nuk është e vështirë të marrësh me mend, se konkurrenca e fortë, e bën që kjo “thjeshtësi” të marrë vlerë të shumëfishtë…

Nga ëndrra që 5 vjeç e Limajt …

vl11Ëndrra e Vesel Limajt për tu bërë futbollist, startoi që kur ai ishte 5 vjeç.
Topin e parë e shkelmoi në klubin FC Nneukelln të Berlint, më pas në BFC Dynamo, të Berlint dhe në moshën 15-vjeçare kalon në klubin Energie Cottbus, ku qëndroi dy vjet.
Aktualisht, prej një viti ai është lojtar i skuadrës së dytë, Hamburg SV, ku luan në pozicionin mesfushor ofensivë dhe qendërsulmues.

… Te fanella e përfaqësueses së Kosovës

14063897_1220139898017707_2898865098386696649_nNë qershor u grumbullua përfaqësuesja e Kosovës në futboll U 21.
Me këtë rast zyrtaret  e përfaqësueses kontaktuan futbollistët të cilët luajnë jashtë dhe brenda vendit.
Kjo ishte hera e parë  për Futbollistin e Hamburg HSV që merrte një ftes nga përfaqësuesja e Kosovës.

Pasaporta

Kush është Vesel Limaj

limaj

Vesel Limaj

Vesel Limaj i lindur më 01.12.1996 në Freising në Bayern të Gjermanisë dhe ka prejardhje nga Malisheva. Hapat e parë në futboll i ka marrë qysh në moshën pesëvjeçare në FC. Neukolln Liechtenberg.
Ka qenë edhe pjesë e klubit Tenis Borusia Berlin për U17 në Bundesligën gjermane për të rinj.
Ndërsa, në vitin 2013 i është bashkuar skuadrës së Energie Cottbus për grupmoshat U19.
Pozicioni në fushë, qendërsulmues apo edhe sulmues edhe i tërhequr. Është një ndër golashënuesit më të mirë për moshat e reja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY