Kryeministri fillon lajkat, zëvendëson termat “qeveria Rama” me “koalicioni PS – LSI”

Kryeministri fillon lajkat, zëvendëson termat “qeveria Rama” me “koalicioni PS – LSI”

43
0
Shares

Në më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, Edi Rama ende nuk ka marrë një garanci nga aleati i tij Ilir Meta, se do të jetë pjesë e të njëjtit koalicion. Kjo nuk  pengon atë, t’i bëjë lajka aleatit, sigurisht i detyruar.
Më të fundit mundësi për më të fundit lajkë ia ka dhënë TVSH, me një intervistë e cila nuk e kapërcente një pyetje e gjysmë adresuar kryeministrit.
Në këtë intervistë gjysmake, ajo që binte në sy ishte zëvendësimi nga Eid Rama, i termave “qeveria Rama” me “koalicioni PS – LSI”. Pa dyshim pas këtij zëvendësimi, nuk munguan autovlerësimet me superlativa.
“Koalicioni PS – LSI ka ndërmarrë reforma që nuk janë bërë për 20 vite”, nuk kurseu “fjalët e mira” Edi Rama.
Dhe fill pas kësaj pjesë e të njëjtës frazë, zbulohet dhe qëllimi i lajkave të tij.
“Shumë shpejt do të ulemi për zgjedhjet e ardhshme”, i tha TVSH kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY