Fjalët e para të De Biasit për fitoren ndaj Maqedonisë

Fjalët e para të De Biasit për fitoren ndaj Maqedonisë

48
0
Shares

Në një intervistë për TVSH­në menjëherë pas ndeshjen ai tha se pjesa e parë ishte më e mirë për ekipin e tij. “Mund të thuhet se Maqedoninë, e mundëm në 15 minuta. Mund ta ndajmë në dy pjesë, në pjesën e parë luajtëm disi mirë e pastaj ishim shumë të ngadaltë”, tha De Biazi. I pyetur nëse e mori me frikë Maqedoninë, ai tha se “jo, Maqedonia është ekip shumë i mirë, ka teknikë që nga mesi i fushës e lart janë shumë të rrezikshëm. Në 15 minutat e mbetura u vu në vështirësi por është një ekip që duhet patur gjithmonë kujdes”.

Sa ka fjetur mbrëmë De Biazi dhe sa herë e ka parë ndeshjen?

Nuk fjeta shumë se shkova në shtrat në orën 2, por e kam riparë ndeshjen e djeshme dhe të gjitha të tjerat e Maqedonisë për të parë se ku mund të sulmonim sot.

A mundet ta fillojë Shqipëria me këtë formacion, këtë të 15 minutave të fundit?

Po, pse jo. Ekipi mund të luajë në mënyrë të tillë, por edhe dje, kishim një mesfushor si Hyka, bëri fillim të mirë, por deri sa stakoi trurin nga ndeshja aty filluan problemet. Është një ndeshje që luhet në dy ditë, është diçka e çuditshme. Është e vështirë që ekipi të luajë këto 15 minuta me intensitet. Për më tepër që është një kundërshtar i rrezikshëm.

Është e vështirë për të karikuar skuadrën për 15 minuta?

Nuk ishte e vështirë për të karikuar skuadrën pasi bëmë një ndeshje të parë shumë të mirë dhe një pjesë të dytë që nuk luajtëm siç duhet. Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën.

Ndërprerja e ndeshjes shkoi në favorin tonë?

Tani mund të themi që na bëri nder, sepse e fituam ndeshjen. Por futbolli është i paparashikueshëm. Por duke parë mënyrën si po luanim në pjesën e parë askush nuk mund të mendonte se do luanim në pjesën e dytë dhe Maqedonia do na vinte për fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY