Edi Rama dhe Lindita Nikolla zhysin në kaos maturantët

Edi Rama dhe Lindita Nikolla zhysin në kaos maturantët

44
0
Shares

Në një dalje për median Grida Duma ka thënë se maturantët këtë vitë janë zhytur në një kaos. Sipas saj ky kaos është shkaktuar nga qeveria e cila nëpërmjet rregullave që ka vendosur ka shkaktuar një dëm të pa riparueshëm. Nga kjo rregullore e Ministrise se Arsimit nxënësit nuk kane ditur si të bëjnë llogartijen e pikëve të tyre për të bërë më tej aplikimin. Sipas Dumës ka patur edhe nxënës, me nota të larta edhe me mesatare 9 të cilët nuk kanë fituar shkollë në universitet.

Reagimi i plote i Dumes

Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli.

Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete.

Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta.

Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit.

Maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale, të degëve që donin të vazhdonin, para plotësimit të formularit.

Nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës, në llogaritjen e mesatares sipas profileve.

Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin.

Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi, do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë.

Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po i bëjnë.

Qeveria i lau duart, duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar sot tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla.

Sepse ata i tradhtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës.

Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private.

Sot fshihen pas deklaratave boshe, por në të vërtetë kjo dyshe ka mashtruar, shpërfillur e përçmuar të rinjtë.

Eliminimi i maturës shtetërore si provim hyrës, mungesa e akteve nënligjore për shkak të paaftësisë totale të MAS, e kanë degraduar sistemin e pranimit në një katrahurë të vërtetë.

Mungon merita.

Nuk ka asnjë rregull apo normë.

Maturantët nuk e dinë ende, pse ministria i voli atyre miliarda lekë me AKP-në e jashtëligjshme, dhe pasi i sorollati dyerve të shkollave, i ka lënë sot rrugëve para xhamave të Universiteteve.

Familjet e maturantëve nuk e dinë, se si do t’i përballojnë tarifat e studimit e lloj-llojet e tarifave që shtohen çdo ditë në kurriz të tyre.

Kjo braktisje e tallje me maturantët duhet të marrë fund.

Kjo tallje me të ardhmen e vendit nuk mund të vazhdojë më.

Të rinjtë duhet të bashkohen e të ngrohen për ti dhënë fund këtij sistemi të korruptuar e kriminal në arsim.

Maturantët, studentët do të jenë më mirë pa Edi Ramën.​

grida duma_copy_3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY