Policia arreston Andrea Stefanin

Policia arreston Andrea Stefanin

30
0
Shares

Një 42-vjeçar, Andrea Stefani, është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident në gjendje të dehur dhe më pas ka kundërshtuar edhe policinë.

Sipas Policisë së Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar Andrea Stefani, 42 vjeç. Arrestimi i tij është bërë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm thanë burimet policore.

Të njëjtat burime thanë se, Stefani një ditë më parë në orën 23:00, në rrugën “Ali Visha”, në gjendje të dehur duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, me targë TR 885 E, ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të bërë testin e alkoolit e aktualisht ndodhet në QSU nën kujdesin e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY