FOTO/Shembet barrikada që ndan Mitrovicën, hapet ura

FOTO/Shembet barrikada që ndan Mitrovicën, hapet ura

81
0
Shares

Ka filuar sot paradite heqja e barrikadës dhe rivitalizimi i urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë e cila prej 16 vitesh ka mbajtur të bllokuar komunikimet mes dy pjesëve të qytetit.
barriakad1

“Sot është ditë e mirë për të gjithë qytetarët. Sot po bëhet e mundshme që të bashkohën qytetarët e të lëvizin lirshëm me rivitalizimin e urës”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës Jugore.

Sipas tij, ura do të hapet tërësisht.

“Ka me qenë rrethrrotullim, por edhe hapësirë sportive”, theksoi ai.

Bahtiri e arsyetoi mungesën e homologut të tij, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. “Pse ai nuk është prezent këtu është se z. Rakiq nuk gjendet në Kosovë”, tha ai.

Bahtiri po ashtu mohoi zërat se në vendin ku është barrikada do të vendoset një punkt i KFOR-it. “Kjo është absolutisht e pavërtetë“, tha ai.

heqet barrikada

Punimet në këtë urë po fillojnë pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Gjuriq, lidhur me urën në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrës së BE-së, rivitalizimi i urës do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.
heqja e barrikadess

Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet, sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët, në qershor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY