RIO 2016/ Bëmat e KOKSH nuk kanë të sosur, notari Sidni Hoxha...

RIO 2016/ Bëmat e KOKSH nuk kanë të sosur, notari Sidni Hoxha rrezikon Olimpiadën

59
0
Shares

Shpëtim Hoxha, babai i notarit olimpist Sidni Hoxha, hedh sërish akuza në adresë të KOKSH-it. Në prononcimin për gazetën “Panorama Sport”, Hoxha shprehet se notari rrezikon konkurrimin në 50 m stil i lirë, pasi sipas tij drejtuesit e delegacionit olimpik i kanë ngatërruar kohën.
“Dua të denoncoj shkatërrimin që i është bërë sportistit Sidni Hoxha si për bursën olimpike, si për mosdhënien e shpërblimeve dhe së fundmi sportisti është në pikën kritike për të mos marrë pjesë në Olimpiadë. Arsyeja është për një shpërdorim detyre që kanë bërë, duke i ndryshuar rezultatin e 50 m stil i lirë ku do të garojë.
Nga koha 22.93, që është gara e regjistruar për Olimpiadën (norma B), e kanë çuar në 29.93. Kjo garë, e cila duhet të ishte më e rëndësishmja për Sidnin, për të arritur rezultat premtues, tashmë komprometohet, pasi e kanë regjistruar në Baterinë e Parë. Dhe në këtë Bateri garojnë sportistë kohët e të cilëve janë shumë larg kohëve të Sidnit.
Ndërkohë që ai duhet të notonte me ata sportistë, të cilët janë me kohë të njëjtë me të, sikurse ka notuar në dy olimpiadat e tjera. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për pakujdesi të delegacionit olimpik”, denoncon babai i notarit. Hoxha thekson se asnjë përfaqësues i Misionit tonë nuk ka qenë prezent në mbledhjen teknike të FINA-s (Federata Botërore e Notit) për të bërë reklamim.
Trajneri i caktuar me pa të drejtë nga federata dhe nga Komiteti Olimpik nuk e ka vrarë mendjen fare të shkonte në mbledhjen teknike. Dhe tashmë që është bërë publik shpallja e emrave në Baterinë e Parë, thonë se ne nuk kemi pasur mundësi për të qenë prezent. Pra, është një neglizhencë, por edhe me dashje e të gjithëve që janë në delegacion që nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Stavri Bello dhe nga drejtori Kliton Muça.
Duhej të ishin atje. Kanë dy javë në Rio. Duhet të ishin atje dhe të informonin që Sidni Hoxha ka pasur rezultatin e tij më të mirë 22.87 dhe jo 29.93. Ka shumë mundësi që ai duke parë që nuk ka asnjë vlerë ajo garë të mos marrë pjesë fare. Nuk e di kush ia ka deklaruar atë kohë. Ky është problemi. Di të them me siguri që unë dhe Sidni Hoxha nuk e kemi deklaruar atë kohë. Me kohën e vetë duhet të ishte në Baterinë e Tetë”, e mbylli deklaratën e tij Shpëtim Hoxha mes indinjatës me shpresën për të gjetur zgjidhje.
luiza-gega

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY