RIO 2016/ Surprizon peshëngritësja shqiptare Evagjeli Veli

RIO 2016/ Surprizon peshëngritësja shqiptare Evagjeli Veli

249
0
Shares

Evagjelia Veli ishte sportistja e parë shqiptare e cila debutoi sot në Lojërat Olimpike të Rios.
Peshëngritësja që edhe pse fitoi të drejtën e garës me një ftesë në ditët e fundit, po bën një paraqitje të mirë.
Veli garoi në baterinë B në peshën deri në 53 kilogramë, duke zënë edhe vendin e 2-të në Baterinë B. Në garimin e saj në Olimpiadën e Rio De Janeiro Veli ngriti në total 165 kilogram në dygarësh.
Ajo ngriti me sukses në provën e parë në shtytje 68 kilogramë, ndërsa më pas e përmirësoi bilancin në 72 dhe 75 kilogramë. Ndërkohë në shkëputje, peshëngritësja u shfaq më e vendosur në pedanë duke ngritur fillimisht 88 kilogramë e më pas 90 kilogramë, por dështoi në tentativën për 96 kilogramë që do ta bënte thuajse të pakapshme nga rivalet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY