Lajme jo të mira për pushuesit, në pritje të shiut, ikën i...

Lajme jo të mira për pushuesit, në pritje të shiut, ikën i nxehti afrikan

42
0
Shares

Java që vjen do të ndërpresë për disa ditë stinën e nxehtë të verës, pasi do të sjellë largimin e të nxehtit afrikan dhe uljen e temperaturave shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
“Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet më të lartë kryesisht në zonat e Veriut, ku do të ketë edhe shkarkesa elektrike. Kjo situatë, nga nesër do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave me 3-4 gradë. Në zonat malore nesër, temperaturat nuk do të kalojnë 25 gradët”, thotë Rezarta Xhakollari, meteorologe e Top Channel.
Temperaturat e ulëta dhe shirat parashikohen të zgjasin deri ditën e mërkurë, kur do të ketë një përmirësim të motit.
“Territori i Shqipërisë dhe Ballkani do të përjetojnë temperatura të ulta, që nuk i përkasin muajit të gushtit”, shton Xhakollari.
Sipas meteorologëve, moti i mirë, por jo i nxehtë si këto ditë kur termometri shënoi temperatura tejet të larta, do të na shoqërojë ditëve në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY