HISTORIA/ U mendova shumë gjatë për të marrë një vendim dhe kuptova...

HISTORIA/ U mendova shumë gjatë për të marrë një vendim dhe kuptova që të dashurën time …

50
0
Shares

Ju shkruaj historinë time, sepse dua të ndaj me ju në mënyrë anonime atë që kam bërë. I vetmi që di gjithçka në lidhje me këtë histori është shoku im i ngushtë, por edhe atij i kam treguar shumë pak detaje. Para 3 vjetësh u njoha me një vajzë. Pas disa daljesh e kuptuam që duheshim dhe u lidhëm bashkë. Unë dhe ajo kalonim shumë mirë bashkë. Nuk mërzitesha me të edhe sikur të kaloja orë të tëra. Më bëhej qejfi që e doja aq shumë, sepse ky fakt më bënte të ndjehesha i qetë dhe i lumtur. Ditët e mia kishin një objektiv. Planet e mia orientoheshin diku. Çdo gjë që bëja e lidhja me të. Ajo ndjehej shumë e vlerësuar nga përkushtimi im, madje ndjehet edhe tani, sepse nuk di asgjë nga ato që kanë ndodhur. As ju se dini, ndaj po vazhdoi t’ju tregoi. Para disa muajsh u punoja në një klub nate. Aty vinin shumë vajza, por asnjëherë nuk i kisha kushtuar rëndësi, deri në momentin që njoha atë. Ajo dukej shumë e vetmuar dhe sapo dëgjonte disa tinguj romantikë shpërthente në lot. Po më vinte shumë keq për të. Kur po pinim verë, mora guximin dhe e pyeta pse je kaq e mërzitur, por lotët nuk e linin të kthente përgjigje. Më pas më tha ndjehem keq, e vetmuar nuk kam më dëshirë të jetoj. Mendova me siguri se do ishte ndarë nga i dashuri, por në fakt nuk ishte ashtu. Ajo kishte humbur nënën e saj në një aksident, ndërsa babai prej vitesh nuk jetonte me to, sepse ishin ndarë. Tani ajo kishte mbetur e vetme. Më preku shumë historia e saj dhe u mundova t’i qëndroj pranë. Më tha se kishte dalë të humbiste pak mendjen nga problemet, por e kishte të pamundur. Atë natë nuk guxova ta lija vetëm dhe vendosa ta shoqëroj për shtëpi. Ajo kishte pirë shumë dhe po më vinte keq ta lija vetëm. Më priti mua sa mbarova punë tek lokali dhe nisëm të dy për në shtëpinë e saj. Për fat e mbante mend rrugën për në shtëpi. Pasi arritëm poshtë shtëpisë më tha se nuk donte të futej brenda në shtëpi, sepse i dukej shumë e frikshme shtëpia bosh pa të ëmën. Unë i thashë se duhet të ikësh, sepse nuk mund të rrish gjithë kohën jashtë. U mundova ta qetësoj, doja ta bëja të kuptonte se jeta vazhdon, por për të ishte e pamundur t’i kuptonte fjalët e mia. Më lutej të mos e lija vetëm dhe ashtu bëra. Dëshira për ta mbrojtur ishte shumë e madhe. Të dy bashkë u ngjitëm në shtëpinë e saj dhe pas disa bisedave na kishte zënë gjumi ulur në divan. U zgjova kur ra zilja e telefonit në mëngjes. I habitur po shikoja ambientin dhe nuk po kuptoja ku isha. Pasi u kthjellova gjeta telefonin nëpër xhepa dhe ishte ajo, e dashura ime. Nuk dija çfarë t’i thosha dhe bëra sikur se kisha dëgjuar dhe isha në gjumë. Ora ishte 12 e drekës. E zgjova dhe vajzën, po edhe ajo ishte njësoj e çuditur si unë. Kush je ti më pyeti kur u zgjuar. Pasi i tregova u kujtua dhe më falënderoi për gjithçka. Atë ditë ika dhe asgjë nuk kishte ndodhur mes nesh, por historia nuk mbaroi aty. Ne u takuam sërish dhe filluam të dilnim shumë shpesh. Ajo më pëlqente mua, por edhe unë nuk isha indiferent ndaj saj. Më vriste shumë ndërgjegjia, sepse nuk doja ta tradhtoja të dashurën time, sepse e doja, por më shtynte dëshira për ta mbrojtur vajzën që njoha atë natë. Kaluan një muaj dhe unë isha i lidhur njëkohësisht me të dyja vajzat. Ajo situatë ishte bërë e papërballueshme dhe doja t’i jepja zgjidhje sa më parë. E dashura ime kishte vënë re disa ndryshime tek unë, por nuk e mendonte se mund ta tradhtoja. U mendova shumë gjatë për të marrë një zgjidhje dhe kuptova që të dashurën time vazhdoja ta doja ende njësoj si më parë, ndërsa me vajzën që njoha atë natë ndjeja më shumë keqardhje dhe nuk doja që ajo të vuante. U mundova t’i shpjegoja gjithçka dhe i thashë se lidhja jonë nuk mund të vazhdonte më. I thashë nëse do mund të jemi shokë dhe te unë mund të mbështetesh gjithmonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY