Blerjet on-line, 75% në vlerë 100 euro, konkurrencë e pandershme me 100...

Blerjet on-line, 75% në vlerë 100 euro, konkurrencë e pandershme me 100 euro?!

34
0
Shares

Ministria e Financave arsyetoi përmes ministrit Arben Ahmetaj se arsyeja për të ulur kufirin e tatueshëm për blerjet on-line është shmangia e konkurrencës së pandershme. Pasi shumë tregtarëve të vegjël ndjekin këtë praktikë për të futur në treg mallra me vlerë të vogël, duke dëmtuar tregtarët që paguajnë rregullisht detyrimet. Por sipas revistës “Monitor”, Posta Shqiptare raporton se 75% e pakove kanë vlerë 100 euro. A bëhet tregti me 100 euro? Vështirë, edhe nëse supozojmë se tregtari imagjinar angazhon banorët e pallatit për të blerë secili nga 100 euro se kjo praktikë çon në tregti. Ndaj nisma godet edhe në dritën e këtyre të dhënave qytetarët që blinin on-line pse tregu shqiptar ofron shumë pak, në mos fare produkte që kanë një balancë mes çmimit dhe cilësisë.
Nga një perspektivë financiare dhe ekonomike qeveria ka të drejtë të mos lejojë mallra që nuk tatohen, por është po kjo qeveri që para disa javësh deklaroi ndarjen zonale të bizneseve për efekt të mbledhjes së TVSh-së. Mbajmë mend atë lajmin e përcjellë në mënyrë të thjeshtuar sipas të cilit “bizneset në Bllok do të jenë të gjitha të mëdha”. Ndryshe, do të quhen biznese me TVSh, diçka absurde kjo kur tatimi për vlerën e shtuar është një taksë që në fund e paguan konsumatori. Pra ose biznesi hyn në një klasifikim të vetëm parë nga kjo perspektivë, ose ndarja zonale si më sipër është thjesht një dredhi mjerane në mos një politikë seleksionuese për të mbajtur “tanët” në Bllok.
Pra qeveria ose duhet të unifikojë praktikën e taksimit e ndoshta mandej për blerjet on-line të ulë TVSh-në pse nuk mund të ndalojë një prirje të krijuar nga paaftësia e tregtarëve për të rritur ofertën, ose të paktën të na kursejë broçkullat për konkurrencë të pandershme, kur shihet se blerjet janë individuale e nuk kanë të bëjnë me tregti. /respublica.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY