PARALAJMËRIMI/ Nga 1 gushti Tatim-Taksat aksion në zonat turistike bregdetare

PARALAJMËRIMI/ Nga 1 gushti Tatim-Taksat aksion në zonat turistike bregdetare

162
0
Shares

Flobens Dilaveri, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave

Aktivitetet private në bregdet pritet të jetë objektivi kryesor i kontrolleve tatimore gjatë muajit gusht. Por në një interviste për ABC News, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, thotë se grupet e Task Forces do të jenë edhe në qytete të tjera.
“do fokusohemi disi më shumë edhe për problematikat që ka zona e bregdetit dhe e plazheve në përgjithësi. Kjo nuk do të thotë që do të lëmë jashtë vëmendjes, qoftë Tiranën, qoftë Elbasanin, apo qoftë rrethet e tjera”, shprehet Dilaveri.
Objekt i tatimorëve do të jetë kuponi tatimor ndërsa në përballje me biznesin inspektorët premtohet se do të kenë tone më të buta krahasuar me aksionin e një viti më parë.
“Nuk do jemi fokusuar te gjetja e gabimeve, më shumë, se sa te krijimi i një fryme bashkëpunimi me biznesin, duke ju ofruar ato njohuri që ata kanë nevojë të dinë, duke ju dhënë edhe konsulentë dhe në të njëjtën kohë duke ju treguar edhe gabimet që ata kanë”, sqaron Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
Kjo nuk përjashton mundësinë e marrjes së gjobës, nëse sipërmarrjet e vogla apo të mesme gjenden me shkelje.
“E para, gjithë kjo fushatë që ne po bëjmë, është një paralajmërim në mënyrë që të shkojmë e ti gjejmë në rregull”, paralajmëron Flobens Dilaveri.
Lufta ndaj informalitetit ka një vit që është shpallur nga qeveria. Ajo filloi me kontrolle e gjoba në bizneset e vogla, ndërsa në nëntor pati një tërheqje nga ana e saj duke hequr taksën e biznesit të vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY