Qeveria jep Kalanë e Lezhës me koncension, reagon Eduart Nocaj: Kalaja është...

Qeveria jep Kalanë e Lezhës me koncension, reagon Eduart Nocaj: Kalaja është simbol, jo vend motelesh

67
0
Shares

Pas dhënies së Kalasë së Lezhës me koncension nga ana e qeverisë, një deklaratë të fortë ka bërë vetë depuiteti socialist Eduart Ndocaj. Vec të tjerash ai shkruan se brenda kalasë tani që u dha me koncension do të ketë ndërtim të restoranteve dhe hoteleve, cka i hummbet vlerat e jashtëzakonshme që e datojnë ate që nga antikiteti. “Kalaja e Lezhës ka vlera të jashtëzakonshme historike që datojnë që nga antikiteti. Dhunimi i parë i Kalasë u tentua me vendosjen e pllakës së sulltan Sulejmanit! Dhunimi i dytë dhe ndoshta edhe më i rëndi tentativa për ta dhënë me koncesion”, shkruan Ndocaj.

REAGIMI I PLOTE

 Kalaja është simbol qëndrese dhe jo vend motelesh

Denoncoj me forcon dhënien me koncesion të Kalasë së Lezhës. Ky koncesion parashikon që brenda në Kala të ketë ndërtime dhe aktivitete si restorante dhe hotel. Kalaja e Lezhës ka vlera të jashtëzakonshme historike që datojnë që nga antikiteti. Dhunimi i parë i Kalasë u tentua me vendosjen e pllakës së sulltan Sulejmanit! Dhunimi i dytë dhe ndoshta edhe më i rëndi tentativa për ta dhënë me koncesion.
I bëj thirrje Ministres Kumbaro të kushtojë vëmendjen që meriton ky objekt historik. I bëj thirrje z. Kumbaro të ndalojë dhënien me koncesion të Kalasë. Po ashtu siç e shikoni edhe në foto ndërtimet e paligjshme kanë rrethuar Kalanë.
Këto ndërtime janë lejuar nga administrata e mëparshme e Bashkisë së Lezhës. Kam denoncuar se janë dhënë lejë ndërtimi me kundërshtim me ligjin, sepse ato janë bërë në zonën e Kategorisë së Parë Arkeologjike. Kalaja e Lezhës nuk ka nevojë për motele apo ndërtime. Ajo ka nevojë për mirëmbajtje, për të filluar gërmimet arkeologjike, sepse shumica e territorit nuk është studiuar. Po ashtu Kalaja e Lezhës ka nevojë për promovime të rëndësishme turistike në guidad më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Po ashtu, ka nevojë për ndriçim, shtyllat që duhet të vendoseshin afër hyrjes së portës, ndezjen e ndriçimit që fillon nga poshtë qytetit. Po ashtu në gjithë Kalanë nuk ka edhe një çezme uji. Falënderoj Kryetarin aktual të Bashkisë që po bën një punë të mirë për të mbrojtur Kalanë!

Eduart Ndocaj, deputet

13769410_1580392752254941_7298728892985028191_n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY