Greqi, tre operacione droge, arrestohet 15 shqiptarë

Greqi, tre operacione droge, arrestohet 15 shqiptarë

43
0
Shares

Policia greke ka prangosur 15 shqiptarë ndërsa sekuestroi 55 kg marijuanë dhe 1.7 kg kokainë. Në sajë të tre operacioneve nga policia e Athinës u bë e mundur sekuestrimi i mbi 29 mije eurove.
Në operacionin e parë, mësohet se u sekuestruan 17.5 kg marijuanë, 155 gram kokainë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 4415 euro e sende të tjera. Në këtë operacion u arrestuan 9 shqiptarë të moshës 22 – 45 vjeç dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë. Ata janë pjese e një organizate që trafikonte droge dhe e shpërndante atë në Athinë.
Në operacionin e dytë u arrestuan 5 shqiptarë të moshës 25 – 53 vjeç, ndërsa u sekuestruan 1.8 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe 24530 euro. Grupi kriminale sillte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në Athinë.
Në operacionin e tretë u arrestua një shqiptar 28-vjeç dhe u sekuestruan 35 kg marijuanë, 1 Kallashnikov dhe 400 euro. Bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria, magazinohej në shtëpinë e 28-vjeçarit dhe me pas shpërndahej në Athinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY