EURO 2016/ Apeninët mposhtin 2 – 0 Iberikët

EURO 2016/ Apeninët mposhtin 2 – 0 Iberikët

46
0
Shares

Kampionët në fuqi të Spanjës i japin lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8-ave. Italia triumfon me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Chiellini e Pelle.
Një ndeshje e jashtëzakonshme për skuadrën e drejtuar nga Conte, dominim në lojë, raste të shumta dhe një mbrojtje perfekte.
Një pjesë e parë e dominuar nga Italia, jashtë parashikimeve. Përveç golit të shënuar, italianët patën edhe dy raste të tjera të pastra për shënim. Për t’u veçuar ishte një goditje nga brenda zonës e Giaccherinit, por topi u devijua këtë herë nga portieri spanjoll. Ndërsa spanjollët thuajse nuk arritën asnjëherë rrezikshëm në portën e Buffon.
Chiellini e gjeti golin në minutën e 33. Ishte një goditje dënimi në hyrje të zonës, të cilën e ekzekutoi Eder që lëshoi një goditje të fort drejt portës. De Gea nuk arrin ta largojë dhe më pas Chiellini e dërgon topin në rrjetë.
itsp2Edhe pjesa e dytë nisi me Italinë më kërkuese, ku në minutën e 55 Eder u doli i vetëm përballë De Gea, por nuk arriti të dyfishoi rezultatin.
Pas minutës së 70 te italianët u panë shenja lodhjeje. Spanja reagoi, por ishte radha e Buffon të tregoj se ka ende reflekse, duke e shpëtuar portën në dy raste të rrezikshme.
Megjithatë, për fatin e mirë të Italisë, lojtarët e Spanjës nuk arritën të shënonin. Ndërkohë, Pelle gjen forca në minutën e parë të shtesës dhe arrin të shënojë edhe golin e dytë dhe tashmë kampionët në fuqi jashtë zyrtarisht jashtë Euro 2016.
Në çerekfinale një tjetër superndeshje, Gjermani-Itali.
Mbrëmjen e sotme, në 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ave, Angli-Islandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY