EURO 2016/ Portugali mposht Kroacinë në tre minuat e fundit të kohës...

EURO 2016/ Portugali mposht Kroacinë në tre minuat e fundit të kohës shtesë

39
0
Shares

Portugalia është ekipi tjetër që ka kaluar turin eliminator  të finaleve të Kampionati Europian “Francë 2016”.
Pas një ndeshje të zgjatur, ku është dashur koha shtesë prej 30 minutash, kanë qenë portugezët që tre minuta para përfundimit të 120 minutëshit, të shënojnë golin e vetëm kualifikues.
Një asist i Nanit për Ronaldo, është pasuar me goditjen e tij (Ronaldos) në portë, top që është ndalur nga portieri kroat mbi vijën fatale, por jo të kontrollohet plotësisht prej tij.
Ky ka qenë momenti vendimtar i Quaresma i cili pasi i shpëton mbulimit të mbrojtjes, me portën pothuajse bosh, nuk e ka pasur të vështirë që në minutën e 117 të dërgojë topin në rrjetë, Kroacinë në shtëpi dhe Portugalinë në turin tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY