Kombëtarja pritet në kryeministri. De Biasi: Do rri këtu që mrekullia të...

Kombëtarja pritet në kryeministri. De Biasi: Do rri këtu që mrekullia të vazhdojë

36
0
Shares

Ekipi i kombëtares së futbollit u pritën sot nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni në ambientet e qeverisë.
Në fjalimin e tij Rama falënderoj të gjithë lojtarët, me në krye trajnerin e tyre Gianni De Biasi, ndërsa nuk nguroi që ta thërriste atë edhe njëherë ashtu si dikur: ‘Gianni o xhan, faleminderit mik i shtrenjtë!’.
Ndër të tjera kreu i Qeverisë tha se një falënderim i shkon edhe lojtarit të 12, tifozëve kuqezi.
Nga ana e tij trajneri Gianni de Biazi, njeriu që arriti të çonte kuqezinjtë për herë të parë në kampionatin evropian, në fjalën e tij pas kthimit nga u shpreh se ajo çka kuqezinjtë arritën ishte një mrekulli, e për të cilën do të vazhdojë të japë kontributin e tij, duke nënkuptuar se do vijojë të jetë trajneri i Kombëtares.
Më shumë se sa një shqiptar, trajneri italian u shpreh i nderuar për “Shqiptarinë”. “Shqiptaria për mua është titull nderi, gati-gati e njoh më mirë himnin shqiptar se sa ai italian. Për këtë i detyrohemi brezave të rinj. Ç’ka bëmë në Francë kemi mundësi të bëjmë një rilindje të vërtetë… Prandaj do vazhdoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë”.
Etapa tjetër do të jete sheshi “Nënë Tereza”’, pikërisht “Fun Zone” nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën me emocion ndeshjet e kombëtares. Në “Fun Zone” do të ketë një koncert madhështor me DJ dhe këngëtarë të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptarë nga një skenë e ngritur posaçërisht për këtë ditë.
Në mbrëmje, kryeministri Rama do të shtrojë një darke në nder të ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY