SPECIALE/ Historia prekëse dhe sakrficia e supertalentit turk Emre Mor

SPECIALE/ Historia prekëse dhe sakrficia e supertalentit turk Emre Mor

41
0
Shares

Përveç fitores së fundit ndaj Çekisë, e cila erdhi pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të Turqisë në Euro 2016, ka diçka tjetër që ka bërë shumë bujë nga kampi turk.
Bëhet fjalë për talentin, Emre Mor, i cili përkundër moshës së re, 18 vjeç, ka shpërthyer në fushë me shpejtësinë dhe teknikën e tij, duke marrë vëmendjen e mediave botërore.
Mirëpo, prapa supeve të këtij djaloshi të ri qëndron një histori shumë prekëse, shkruan Express.
Ai lindi në vitin 1997, si një fëmijë jashtëmartesor me baba një turk, dhe nënën daneze me prejardhje nga Maqedonia. Aq shumë e donte futbollin, sa që kur ishte 16 vjeçar për futbollin e la shkollën.
Në vitin 2013 Mor u ftua nga klubi francez St. Etienne në prova, por atyre iu duk si i pamjaftueshëm dhe nuk iu ofrua një kontratë.
Po në këtë vit, Emre theu këmbën në një stërvitje. Ai kishte frikë se nuk do të luante kurrë më futboll.
Pas këtij lëndimi, Emre Mor ka lidhur në këmbët e tij hekur me peshë 2.5 kg për ti forcuar këmbët. Me pas ai u rikthye më i fortë në klubin e tij danez Lyngby Boldklub.
Ai jetonte në një lagje të varfër dhe në stërvitje shkonte me autobus lokal. Për më tepër edhe babai i tij përfundoi në burg. Kjo bëri që Emre të përfundonte në jetimore.
Por, në vitin 2015 një nga klubet e rëndësishme të Danimarkës, Nordsjaelland ndryshoi jetën e Emre Mor.
Në këtë fazë, talenti i Mor u zbulua edhe nga trajneri turk, Fatih Terim.
Përkundër faktit se në shtator të vitit 2015 fitoi nënshtetësinë daneze, me përpjekjet e Terim, ai u bind të përfaqësojë Turqinë. Dhe për këtë nevojitej nënshkrimi i babait të tij në burg.
Turqia e njohu për herë të parë atë vetëm disa javë më parë, në ndeshjen miqësore që turqit zhvilluan me Malin e Zi. Me një paraqitje vetëm 45 minuta, ai arriti ti mahnitë të gjithë. Kur tribunat brohoritën emrin e tij “Emre Mor, Emre Mor”, 18-vjeçari nuk u përmbajt shpërtheu në lot.
Edhe UEFA Euro 2016 e përzgjodhi Emren në mesin e të ashtuquajturve “Young Guns” .
Tashmë, ai ka bërë një hap tjetër në karrierë, pasi u transferua për 9.5 milionë euro në Borussia Dortmund. /BalkanWeb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY