EURO 2016/ De Biasi zbulon bisedën me lojtarët në prag të ndeshjes...

EURO 2016/ De Biasi zbulon bisedën me lojtarët në prag të ndeshjes me Rumaninë

36
0
Shares

Sot kuqezinjtë do të zbresin në Lyon për të kërkuar fitoren me Rumaninë dhe për ti hapur rrugë mundësisë së kualifikimit nga faza e grupeve.
Skuadra e Gianni de Biasit e motivuar si asnjë herë më parë, kërkon fitore në duel me rumunët.
Shqipëria do të përballet me Rumaninë, pas dy disfatave kundër Zvicrës dhe Francës. Një ditë më parë De Biasi tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe për këtë duhet fitore.
“Me Rumaninë luajmë ndeshjen me te rëndësishme. Besoj se në këtë turne djemtë kanë bërë gjëra shumë të mira por kemi paguar për shkak të gabimeve të vogla dhe nuk kemi qenë me fat. Jemi gjendur ne situata kur mund të shënonim por na ka munguar ftohtësia për të finalizuar atë që kemi ndërtuar. Jemi bazuar në cilësitë dhe aftësitë tona. Kam folur me djemtë dhe u thashë se nëse duam të kemi një histori të hapur me këtë kompeticion, duhet të shfrytëzojmë të gjitha rastet, por gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje pasi Rumania është një skuadër e rrezikshme dhe duhet të bëjmë kujdes edhe nga goditjet standarde pasi Rumania arrin t’i shfrytëzojë shumë mirë për shkak të karakteristikave që ka si skuadër”, u shpreh trajneri.
Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, të cilat i ka humbur, por formula e re e Kampionatit Europian i jep mundësi 4 skuadrave më të mira të cilat do të renditen në vendin e tretë të kualifikohen në fazën e radhës.

er 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY