Kjo video e De Biasit, po i hipnotizon të gjithë!

Kjo video e De Biasit, po i hipnotizon të gjithë!

37
0
Shares

Kot nuk thonë që njerëzit që rrinë bashkë, fillojnë të ngjajnë, por De Biasi dhe ndihmësi i tij, Tramezzani e kanë çuar në sinkronizim këtë ngjashmëri. Mbrëmë, gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, në minutat e fundit, kur po ndihej rreziku francez, trajneri dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares Shqiptare dhanë një spektakël të pavullnetshëm duke u bërë thirrje nervoze lojëtarëve me anë të disa veprimeve shumë të sinkronizuar, aq sa të kujtonin një lojë fëmijësh.

Kjo video është përhapur sot nga disa burime ndërkombëtare, por shikuesëve u ka tërhequr vëmendjen edhe reagimi i trajnerit Gianni De Biasi, pas golit të parë të Francës, i cili ka goditur bashkëpatriotin e tij, Paolo Tramezzani.

Përshkrimi i videos në YouTube “Ky trajner i Evropianit ka ca probleme serioze inati” është plot humor.

“Kur Shqipëria humbet, qëndroni larg trajnerit të tyre. Kur Shqipëria po mundej për herë të dytë, para Francës pritëse 2-0 pasi kishte qenë 0-0 për 89 minuta, trajneri Gianni De Biasi u çmend në pankinë. Shikojeni. Tani, unë e kuptoj frustrimin. Ti luan fort me Francën dhe gjithçka ndodh në minutat e fundit të lojës. Por plako, qetësohu. A e di dikush si i thonë “ke nevojë për një ilaç qetësues, vlla”, në shqip?” shkruan personi që ka upload-uar videon You Tube, i cili mesa duket nuk e di që De Biasit, është më mirë t’i drejtohet në italisht, ose siç thotë ai, edhe më mirë akoma t’i qëndrojë larg. /revista class/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY